Flash

Mediat greke i bëjnë jehonë vdekjes së Fatos Nanos

Lapsi.al 31 October 2025
Mediat greke i bëjnë jehonë vdekjes së Fatos Nanos

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Fatos Nano ka marrë vëmendje edhe në mediat greke. E përditshmja “Kathimerini” shkruan se ai themeloi Partinë Socialiste në vitin 1992 dhe ishte udhëheqësi i saj deri në vitin 2005, kur u tërhoq nga politika.

Sipas gazetës greke ditët e fundit, ai ishte i shtruar në një spital privat në Tiranë pasi vuante nga probleme me mushkëritë prej njëfarë kohe, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Më pas shkrimi bën një renditje të historisë politike të Nanos.

Edhe gazeta tjetër “Protothema" i ka kushtuar hapësirë lajmit.

“Dy vjet më parë, ai i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në atë kohë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kishte dhënë një medalje për kontributin e tij "në ndërtimin e shtetit kushtetues dhe demokratik në Shqipëri" – shkruan gazeta greke që më pas bën edhe një jetëshkrim të aktivitetit të tij politik. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Albin Kurti: Dy takimet e mia me Fatos Nanon

Nga Albin Kurti/ Kur e mora lajmin për vdekjen e Fatos Nanos, më erdhën në mendje kujtime nga dy takimet që dikur i kam patur me të. Herën e parë në fillim të v...

22:12

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI