Flash

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

Lapsi.al 29 October 2025
Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor

Strasburgu do të jetë qyteti ku do të mbahet protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shpreh në një konferencë për shtyp se protesta do të mbahet para ndërtesës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në datën 16 nëntor.

“Protestën e radhës do ta organizojmë më 16 nëntor në orën 13:00 para Asamblesë të Këshillit të Europës në Strasburg. Arsyeja pse është zgjedhur ky vend është fakti sepse në këtë vend, në Francë dhe në këtë qytet është marrë vendimi për një gjykatë të padrejtë që është bërë ndaj nesh.”

Organizata e Veteranëve ndërkohë ka vendosur që për momentin të mos mbajë protestë në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

“Maqedoninë e Veriut për momentin nuk do të mbajmë protestë sepse po mbahen zgjedhjet dhe kanë dalë në balotazh. Mund të dalë situata jashtë kontrollit, mund të na provokojë kush.”

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi po gjykohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë. Katër ish-zyrtarët e lartë të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020. Në mbështetje të tyre janë mbajtur protesta masive në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë.

Të këshilluara

Tre diktatorë bien, tri njohje merr Kosova

Armat Matoshi Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Siria, shtatëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, vjen disa muaj pas rrezimit të regjimit represiv të...

19:53

Siria njohu Kosovën/ Mediat serbe: Skandal!

“Skandal: Siria pranoi të ashtuquajturën Kosovë”. Me këtë titull janë hapur disa nga agjencitë e lajmeve në Serbi. Ato kanë publikuar njoftimin e dhënë nga P...

21:23

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI