Flash

Vrasjet në Manëz/ Gjykata e Durrësit cakton masat e sigurisë për katër të ndaluarit

Lapsi.al 25 October 2025
Vrasjet në Manëz/ Gjykata e Durrësit cakton masat e sigurisë

Kanë dalë para Gjykatës së Durrësit katër personat që ndodheshin në lokalin ku u vra 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti, pas konfliktit për një kafe.

Gjykata ka vendosur për të katër të arrestuarit masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim daljeje jashtë shtetit.”

Personat që janë vënë në pranga janë Erald Cani, Ergi Kadiu dhe vëllezërit Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.

Kujtojmë se në kërkim është shpallur Daniel Pepa, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Flori Paluçit, pasi ky i fundit kishte qëlluar më parë mikun e tij, Aranit Kurtin.

Dinamika e ngjarjes: 

Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin Flori Paluçi (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari Erald Cani).

Pas konfliktit verbal, shtetasi Daniel Pepa është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar Ergi Kadiu dhe nga shtetasi Aranit Kurti.

Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, shtetasi Flori Paluçi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë.

Në këtë moment shtetasi Daniel Pepa dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit Flori Paluçi, të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve Daniel Pepa dhe Aranit Kurti (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin Florian Paluçi.). Si pasojë u vranë shtetasit Florian Paluçi dhe Aranit Kurti.

Më tej nga hetimet, dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me shtetasin Daniel Papa.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Flori Paluçi, shtetasin Daniel Pepa si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim G. A.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kthjelli...

09:15

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI