Flash

“Tokë për paqe”/ Ish-komandanti i NATO: Duhet modeli i Kosovës për luftën në Ukrainë

Lapsi.al 24 October 2025
“Tokë për paqe”/ Ish-komandanti i NATO: Duhet modeli i

Marrëveshja e paqes për Ukrainën duhet të bazohet në mësimet nga Kosova. Kështu shkruan ish-komandanti i NATO-s, admirali në pension James Stavridis në një editorial të botuar në “Bloomberg”. Ai thotë se për të arritur një paqe të qëndrueshme, është e nevojshme që për Ukrainën të sigurohen garanci sigurie për detin, ajrin, tokën dhe hapësirën kibernetike.

Hapi i parë për të siguruar sigurinë e Ukrainës është mbrojtja e rrugëve tregtare përmes Detit të Zi. Stavridis thekson se Ukraina duhet të ketë garanci se flota ruse nuk do të pengojë eksportet e saj, veçanërisht për produktet bujqësore dhe potasin. Ukraina, ish-"hambari e bukës së Evropës", varet shumë nga eksportet përmes portit të Odesës.

Propozimi parashikon një prani të përhershme të NATO-s në rajon, me një forcë detare që do të përfshinte shkatërrues, minahedhës dhe avionë me rreze të gjatë veprimi, siç janë amerikanet “P-8 Poseidon”. Kjo forcë mund të operojë nga bazat detare në Rumani, Bullgari dhe Turqi, duke siguruar që Ukraina të mund të vazhdojë të eksportojë mallra.

Siguria ajrore

Në ajër, masa më e rëndësishme strategjike do të ishte vendosja e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainën. Kievi, me mbështetjen e aleatëve të tij dhe mbërritjen e F-16, mund të bashkëpunojë me forcat ajrore të NATO-s për të zbatuar këtë ndalim.

Baza e NATO-s në Ramstein të Gjermanisë mund të shërbejë si seli qendrore, me avionë luftarakë dhe avionë AWACS për të monitoruar hapësirën ajrore.

Siguria në tokë dhe prania e forcave ushtarake

Garancitë në tokë kërkojnë më shumë menaxhim politik, pasi Moska ka të ngjarë të kundërshtojë çdo mision ushtarak të NATO-s në Ukrainë. Megjithatë, prania e të paktën 10 000 trupave nga vendet e NATO-s, kryesisht nga vendet kufitare si Polonia dhe shtetet baltike, mund të jenë të nevojshme.

Këto forca mund të veprojnë nën një komandant të vetëm dhe të vendosen përgjatë kufirit të ri ruso-ukrainas.

Siguria kibernetike

Stavridis sugjeron gjithashtu forcimin e mbrojtjes kibernetike të Ukrainës, me ndihmën e fuqisë ushtarake amerikane nga Komanda Kibernetike e SHBA-së.

Ukraina ka zhvilluar aftësi mbrojtëse të luftës kibernetike, por ndihma shtesë mund të forcojë sigurinë e vendit nga sulmet kibernetike ruse, si dhe të sigurojë lidhjen e saj me hapësirën përmes sistemeve si Starlink.

Me këto garanci sigurie për detin, ajrin, tokën dhe hapësirën kibernetike, Ukraina mund të shqyrtojë sipas tij një marrëveshje "tokë për paqe".

Pavarësisht pakënaqësisë me perspektivën e humbjes së territorit që ndodhet nën kontrollin rus, zhvillimet në fushën e betejës duket se e bëjnë këtë rezultat të pashmangshëm. E vetmja rrugë realiste për Perëndimin është të negociojë garanci të konsiderueshme, duke garantuar sigurinë dhe prosperitetin afatgjatë të Ukrainës. /Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI