Flash

Vrasja e Flori Paluçit në Manzë, i kërkuar në Itali për plagosje të dyfishtë

Lapsi.al 25 October 2025
Vrasja e Flori Paluçit në Manzë, i kërkuar në Itali

Flori Paluçi, 33-vjeçari që mbeti i vrarë në Manzë të Durrësit, pasi një sherri për një kafe kishte qenë i kërkuar në Itali për tentativë vrasjeje të dyfishtë në Perugia. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane një ditë më parë (24 tetor).

Sipas mediave italiane, Paluçi ishte nën hetim nga Prokuroria e Perugias për ngjarjen e ndodhur më 19 qershor, përpara një bari në zonën e Vernës në Umbertide, ku dy persona mbetën të plagosur rëndë pas një shkëmbimi zjarri.

Hetimet në Itali kanë sugjeruar se ngjarja ishte e lidhur me përplasje për çështje droge. Pas atentatit, 33-vjeçari, i cili ishte i njohur më parë për policinë, ishte arratisur menjëherë, duke u bërë i paidentifikueshëm për muaj të tërë.

Nga Umbertide në Durrës, fundi i arratisjes

Fundi i arratisjes së Paluçit erdhi në orët e vona të mbrëmjes mes 21 dhe 22 tetorit, kur në Manzë të Durrësit ndodhi një tjetër përplasje me armë përpara një karburanti.

Teksa i referohen raportimeve nga Shqipëria, mediat italiane shkruajnë se ngjarja ndodhi për një kafe.

Një 23-vjeçar, që ndodhej ulur në një lokal me një mik, kishte kërkuar një ekspres, por kamarieri nuk e kishte shërbyer pasi ekspresi ishte fikur. Kjo shkaktoi një debate të ashpër, në të cilën ndërhyri edhe Flori Paluçi.

Sipas hetimeve paraprake, Paluçi dyshohet se qëlloi me armë ndaj 23-vjeçarit, duke e vrarë në vend.

Në ato momente, miku i viktimës reagoi, nxori armën dhe hapi zjarr drejt Paluçit, duke e vrarë në vend.

Autori i dyshuar për vrasjen e Flori Paluçit është aktualisht në kërkim nga policia shqiptare, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar rrethanat e konfliktit fatal.

Dinamika e ngjarjes në Shqipëri

Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin Flori Paluçi (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari Erald Cani). Pas konfliktit verbal, shtetasi Daniel Pepa është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar Ergi Kadiu dhe nga shtetasi Aranit Kurti.

Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, shtetasi Flori Paluçi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë.

Në këtë moment shtetasi Daniel Pepa dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit Flori Paluçi, të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve Daniel Pepa dhe Aranit Kurti (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin Florian Paluçi.). Si pasojë u vranë shtetasit Florian Paluçi dhe Aranit Kurti.

Më tej nga hetimet, dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me shtetasin Daniel Papa.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Flori Paluçi, shtetasin Daniel Pepa si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim G. A.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kthjelli...

09:15

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI