Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Temperaturat ekstreme, Belshi 8 orë pa energji elektrike

Lapsi.al 26 July 2025
Temperaturat ekstreme, Belshi 8 orë pa energji elektrike

Në kulmin e një vale të të nxehtit përvëlues, ku temperaturat në zonën e Belshit kanë shënuar deri në 43°C, banorët janë duke u përballur këto ditë me një tjetër sfidë, ndërprerjen e energjisë elektrike për tetë orë, nga ora 06:00 deri në 14:00.

Sipas njoftimit zyrtar të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), ndërprerja është bërë me kërkesë teknike për të garantuar sigurinë gjatë punimeve të planifikuara në projektin madhor të ndërtimit të Linjës së re 400kV Fier – Elbasan – Qafë Thanë.

Punimet teknike kanë përfshirë,shtrimin e përcjellësve elektrikë në kampatat e shtyllave nr. 125–136,stakimin dhe tokëzimin e linjave të tensionit të mesëm (10kV) në Fiderët F1, F2 dhe F3 të Nënstacionit Kajan.Fideri F1 (10kV) ,N/Stacioni Kajan.Sipas burimeve zyrtare edhe për disa ditë do ketë ndërprerje energjie nga ora 06:00–14:00 dhe për këtë shkak do mbeten pa energji,748 abonentë që i përkasin zonave,Grekan, Guras, Rrenas, Cartallos.Fideri F2 (10kV) ,N/Stacioni Kajan, nga ora 06:00–14:00,do lërë pa energji,10 abonentë në zonën ,Uji i pijshëm Elbasan,Fideri F3 (10kV) .Gjithashtu në N/Stacioni Kajan do ndërpritet energjia nga ora 06:00–14:00 dhe do mbeten pa energji,1,593 abonentë në zonat,Kajan, Gjolene, Turbull, Gjinuk, Lisaj, Dragot, Deshiran

Në total janë 2,351 abonentë pa energji në të gjithë qarkun Elbasan.Ndërprerja e energjisë ka sjellë probleme të theksuara për banorët dhe bizneset në një nga ditët më të nxehta të verës. Disa nga shqetësimet më të mëdha përfshijnë, mungesë ajrimi dhe ftohjeje në banesa,vështirësi në furnizimin me ujë,rrezik për ushqimet e prishshme dhe barnat që kërkojnë ruajtje në temperaturë të ulët,bllokim të pajisjeve të punës dhe humbje për bizneset lokale.Autoritetet kanë bërë të ditur se ndërhyrjet në rrjet janë të planifikuara dhe të domosdoshme për të garantuar sigurinë afatgjatë të furnizimit me energji elektrike në zonë dhe më gjerë.

Punimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me ndërprerje të përkohshme në fashat orare të miratuara.Banorët ndërkohë kërkojnë më shumë njoftime paraprake, planifikim të reduktuar të ndërprerjeve dhe masa zbutëse për përballimin e pasojave, sidomos gjatë ditëve me temperatura ekstreme.

Të këshilluara

Vatër zjarri edhe në Rubik

Një vatër e re zjarri është aktivizuar këtë pasdite në fshatin Molung të Njësisë Administrative Rubik. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me vegjet...

19:55

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI