Flash

Kate Holmes reagon ndaj romancës së Tom Cruise me aktoren

Lapsi.al 9 July 2025
Kate Holmes reagon ndaj romancës së Tom Cruise me aktoren

Në mes të thashethemeve për një lidhje të mundshme mes Tom Cruise, dhe Ana de Armas, ish-gruaja e Cruise, Katie Holmes, ka bërë një lëvizje të pazakontë që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Holmes ka pëlqyer një postim në Instagram të Daily Mail, i cili publikoi një lajm që thonte "Lidhja mes Tom Cruise dhe Ana de Armas konfirmohet" dhe përfshinte imazhe që sugjeronin se ata janë "duke u bërë seriozë".

Kjo lëvizje ka ndezur diskutime, pasi fansat kanë vënë re se Holmes ka reaguar ndaj postimit që flet për ish-bashkëshortin e saj.

Një komentues ka shkruar: "A e vuri dikush re që Katie Holmes pëlqeu postimin?"

Një tjetër ka bërë shaka, duke thënë: "Të famshmit, ndonjëherë janë si ne, duke ndjekur dhe aksidentalisht duke pëlqyer postime për ish-të dashurit."

Edhe pse Cruise dhe de Armas nuk kanë konfirmuar zyrtarisht lidhjen e tyre, thashethemet kanë nisur që në shkurt, kur u panë së bashku në disa momente të ndryshme.

Një burim i afërt ka thënë se Cruise dhe de Armas kanë darkuar disa herë në një dhomë private në një klub ekskluziv në Londër dhe se "Tom duket shumë i magjepsur nga ajo dhe aktoria është shumë e lumtur me të".

Ata janë fotografuar së bashku disa herë dhe janë parë duke kaluar kohë në Londër, ndërsa de Armas ka njoftuar se është duke punuar me Cruise në disa projekte filmike, përfshirë filmin "Deeper", që do të drejtohet nga Doug Liman.

Holmes dhe Cruise u martuan në vitin 2006 dhe kanë një vajzë, Suri, e cila tani është 19 vjeç dhe studion në Universitetin Carnegie Mellon. Ata u ndanë në vitin 2012.

 

Të këshilluara

Johnny Depp rrëfen fëmijërinë e dhimbshme

Aktori i njohur i “Pirates of the Caribbean”, Johnny Depp, ka rrëfyer së fundmi se si fëmijëria e tij e vështirë dhe abuzive ka ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën...

18:33

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI