Flash

Rachel Zegler konfirmon lidhjen me aktorin e “Evita”

Lapsi.al 7 July 2025
Rachel Zegler konfirmon lidhjen me aktorin e “Evita”

Rachel Zegler ka konfirmuar romancën e saj të re me kolegun nga shfaqja “Evita”, Nathan Louis-Fernand, teksa u panë gjatë një koncerti të Sabrina Carpenter në Hyde Park, Angli, të dielën në mbrëmje.

Çifti u fotografua duke u përqafuar dhe puthur në një zonë të veçuar të koncertit, duke bërë kështu debutimin publik të lidhjes së tyre.

Sipas profilit të Louis-Fernand në Instagram, ai ka qenë më parë pjesë e shfaqjes “Magic Mike Live” në Londër, e drejtuar nga aktori Channing Tatum, si dhe ka performuar në produksione të mëdha si “Hamilton West End”, “The Lion King” dhe “& Juliet.”

Vetëm një javë para konfirmimit publik, Zegler kishte publikuar në Instagram një selfie para pasqyre me Nathan. Në një tjetër foto, dyshja shfaqej në një shëtitje dhe duke pozuar së bashku me pjesëtarët e kastit të “Evita” në një fushë të hapur. Ajo e shoqëroi postimin me përshkrimin: “Një vajzë shumë e lumtur me njerëzit e saj të dashur.”

Zegler ka qenë më parë në një lidhje me kolegun e saj nga “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes”, Josh Andrés Rivera, në vitin 2021.

Të këshilluara

Zayn Malik flet për racizmin në One Direction

Zayn Malik, ka ndarë një pjesë nga kënga e tij më e re “Fuchsia Sea” në Instagram , ku duket se flet hapur për racizmin që ka përjetuar gjatë kohës në grupin On...

14:31

Mel B martohet me stilistin Rory McPhee

Mel B kurorëzoi dashurinë me partnerin Rory McPhee në një ceremoni të mbajtur në një vend historik në zemër të Londrës. Çifti u martua të shtunën në The Cryp...

15:44

Ndahet nga jeta aktori Julian McMahon

Aktori Julian McMahon ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare  pas një beteje me kancerin. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar bashkëshortja e tij, Kelly Paniagua...

10:27

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI