Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Vendet e NATO-s zotohen të investojnë 5% të PBB-së në armatime

Lapsi.al 25 June 2025
Vendet e NATO-s zotohen të investojnë 5% të PBB-së në

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s janë zotuar të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5% të Produktit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.

Ky zotim është pjesë e Deklaratës përfundimtare të Samitit të Hagës, e cila u miratua nga 32 vendet anëtare të Aleancës, në të cilën përfshihet gjithashtu një angazhim i qartë për mbrojtjen kolektive sipas Nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit, “një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve”.

Deklarata thekson gjithashtu mbështetjen e fortë për Ukrainën, duke e cilësuar sigurinë e saj si një komponent kyç të sigurisë së NATO-s. Megjithatë deklarata nuk ka një dënim të drejtpërdrejtë për Rusinë, edhe pse dokumenti përfshin një referencë të qartë për “kërcënimin afatgjatë që paraqet Rusia për sigurinë euroatlantike”.

Për të përmbushur objektivat e reja, Aleatët do të ndajnë të paktën 3.5% të PBB-së për shpenzime direkte të mbrojtjes, ndërsa 1.5% e PBB-së do të shkojë për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, qëndrueshmëri civile, inovacion dhe forcim të bazës industriale të mbrojtjes. Çdo vend do të paraqesë plane vjetore, ndërsa progresi do të rishikohet në vitin 2029.

Gjithashtu, NATO angazhohet për të zhvilluar bashkëpunimin industrial në fushën e mbrojtjes, duke hequr barrierat tregtare dhe duke shfrytëzuar teknologjinë dhe inovacionin në përmirësimin e kapaciteteve kolektive.

Në fund të deklaratës, Aleanca falënderoi Mbretërinë e Holandës për mikpritjen dhe bëri të ditur se samiti i radhës do të mbahet në Turqi në vitin 2026, ndjekur më pas samiti tjetër në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI