Flash

Tronditet Vlora/ Shpërthim tritoli në një dyqan motorësh

Lapsi.al 24 June 2025
Tronditet Vlora/ Shpërthim tritoli në një dyqan motorësh

Një shpërthim tritoli ndodhi në një dyqan motorësh në qytetin e Vlorës mbrëmjen e së martës në lagjen “Bashkimi”. Mediat raportojnë se lënda plasëse ishte vendosur në godinën e biznesit në pronësi të V. B., në rrugën Transballkanike, që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motomjetesh.

Në momentin që ndodhi shpërthimi, biznesi ka qenë i mbyllur. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Zona ku ka ndodhur shpërthimi është ka kamera sigurie dhe policia është duke i administruar me qëllim identifikimin e autorëve.

'Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar, - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Tiranë

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të martë te rruga e Durrësit në Tiranë. Në aksident janë përfshirë 3 automjete, dy makina dhe një taksi. Deri më tani ...

15:49

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI