Flash

Greqi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme nga zjarret

Lapsi.al 24 June 2025
Greqi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme nga zjarret

Greqia po përballet me një tjetër valë zjarresh shkatërrimtare, këtë herë në ishullin turistik të Hios, ku prej tre ditësh flakët kanë djegur sipërfaqe të mëdha toke dhe pyje, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Qindra zjarrfikës, të mbështetur nga forcat ajrore dhe ndihma nga Athina, Selaniku dhe ishulli i Lesbos, po luftojnë me flakët që përparojnë me shpejtësi në disa vatra.

Të martën në mëngjes, mbi 440 zjarrfikës me 85 automjete dhe 13 mjete ajrore (helikopterë dhe avionë) po përballeshin me situatën dramatike.

Pamje apokaliptike tregojnë zjarrfikës duke luftuar kundër flakëve, ndërsa qielli është mbuluar nga re të dendura tymi të zi. Disa fshatra janë evakuuar që prej të dielës, kur zjarret shpërthyen pranë qytetit kryesor të ishullit.

Ministri i Mbrojtjes Civile dhe i Krizës Klimatike, Giannis Kefalogiannis, deklaroi se ekziston dyshimi për zjarrvënie të qëllimshme, duke përmendur se zjarret kanë shpërthyer në vende të ndryshme dhe të palidhura me njëra-tjetrën.

Ai njoftoi përforcime të policisë dhe patrulla ushtarake të shtuara në Hios.

"Kushdo që luan me jetët e qytetarëve dhe shkakton kaos me veprime të qëllimshme do të përballet me drejtësinë", paralajmëroi ai.

Zjarret rrezikojnë gjithashtu plantacionet me pemët e mastikës, një prodhim i çmuar për ishullin. Sezoni turistik është në kulm, çka e bën situatën edhe më kritike

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI