Flash

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra janë shuar, dy të tjera ende aktive

Lapsi.al 24 June 2025
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra janë shuar, dy të

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas informacioneve gjatë orëve të fundit janë raportuar 7 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë shuar dhe 2 janë ende aktive.

Njoftimi:

Informacion mbi situatën e zjarreve

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë orëve të fundit janë raportuar 7 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

1. Në fshatin Ndërfan, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.

2. Në zonën e Astirit, njësia administrative 14, bashkia Tiranë.

3. Në lagjen “Ish-Fidanishtja”, njësia administrative Rajoni 5, bashkia Vlorë.

4. Në fshatin Amonicë, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë.

5. Në fshatin Shijon, njësia administrative Bradashesh, bashkia Elbasan.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

1. Qarku Vlorë

Në bashkinë Himarë, janë fikur vatrat në Porto Palermo dhe në Zonën Qafë Lerë – Llaman, ndërsa vatra në vendin e quajtur Vumlo në afërsi të fshatit Kudhës u izolua fillimisht, por për shkak të intensitetit të erës dhe nxehtësisë, zjarri është përhapur në një sipërfaqe ku është e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit të vështirë. Po punohet me mjete rrethanore dhe pompa shpine nga forca të MZSH, Shërbimi Pyjor dhe ndërmarrjes së shërbimeve të bashkisë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

2. Qarku Kukës.

Në fshatin Kolsh, njësia administrative Mamëz, bashkia Kukës, po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, me 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë, 1 fadromë, 1 ekskavator, 4 kamionë nga Drejtoria e Shërbimeve të Bashkisë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI