Flash

Ekstradimi i “mafiozit” rus nga Shqipëria përfundon në Kushtetuese

Lapsi.al 24 June 2025
Ekstradimi i “mafiozit” rus nga Shqipëria përfundon

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për gjykim në seancë publike ankimin e bërë nga shtetasi rus Igor Kokunov, kundër vendimeve gjyqësore të drejtësisë shqiptare, që lejuan ekstradimin e tij në Rusi.

Ekstradimi i 62-vjeçarit rus të arrestuar në pikëkalimine Muriqanit në Shkodër në gusht 2023, pasi kërkohej ndërkombëtarisht nga drejtësia e Federatës Ruse si i dyshuar për vepra të rënda penale dhe lidhje mafioze, u krye më 30 tetor, në të njëjtën ditë kur Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë procedurën e ekstradimit.

Në ankimin e kaluar për shqyrtim, Kokunov kërkon konstatimin si antikushtetues të ekstradimit të tij në Federatën Ruse dhe shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Shkodrës, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë për ekstradimin e tij, si edhe veprimeve të kryera nga Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pas shpalljes së vendimit të Kushtetueses për pezullimin e ekstradimit të tij në orën 17:15 të 30 tetorit të vitit të shkuar.

Por, jo vetëm kaq. Në ankim, Kokunov i kërkon Kushtetueses të gjykojë edhe veprimet e kryera prej adminstratës së saj. 62-vjeçari pretendon konstatimin si antikushtetues të veprimeve të administratës së Gjykatës Kushtetuese, të pasqyruara në dy shkresa të datës 10 dhe 17 tetor 2024.

Pas ekstradimit të Igor Kokunov, ditën në të cilën procedura u pezullua nga Kushtetuesja, Drejtoria e Burgjeve njoftoi se ishin vënë në dijeni të vendimit të Kushtetueses, pasi 62-vjeçari ishte dorëzuar tek autoritetet ruse.

Sipas Burgjeve, Kokunov ishte përcjellë në Rinas për ekstradim në orën 16:45 të 30 tetorit, vendimi i Kushtetueses ishte shpallur në orën 17:15, ndërsa Ministria e Drejtësisë ishte vënë në dijeni të vendimit me e-mail në orën 17:53, pra gati 1 orë pasi Kokunov ishte ekstraduar.(A2)

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI