Flash

Trump kërkon shkarkimin e gazetares së CNN: Të flaket jashtë si qen!

Lapsi.al 25 June 2025
Trump kërkon shkarkimin e gazetares së CNN: Të flaket jashtë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërkoi shkarkimin e gazetares së CNN-së, Natasha Bertrand, pas publikimit të një raporti të brendshëm të agjencive të inteligjencës amerikane, sipas të cilit sulmet e SHBA-së ndaj tre objekteve bërthamore iraniane (Fordow, Natanz, Isfahan) në orët e para të së dielës së kaluar, shkaktuan vetëm një vonesë të përkohshme, prej disa muajsh, në programin e Teheranit.

Përmes platformës Truth Social, Trump akuzoi korrespondenten 33-vjeçare të CNN-it në Pentagon për përhapjen e "lajmeve të rreme" dhe kërkoi "largimin e menjëhershëm të saj si qen", siç shkroi ai. Ai madje kritikoi ashpër lajmin e CNN duke pretenduar se "po përpiqej të shkatërronte pilotët tanë patriotë, duke i paraqitur ata si dështakë".

Trump kërkon shkarkimin e gazetares së CNN për raportin bërthamor të Iranit - "Duhet ta hedhin jashtë si qen", shkroi ai për Natasha Bertrand

Trump dhe administrata e tij këmbëngulin se sulmet shkatërruan plotësisht infrastrukturën e pasurimit të uraniumit, duke aprovuar vlerësimin e Izraelit se programi bërthamor i Iranit është vonuar për vite të tëra. Në të kundërt, raporti i inteligjencës së brendshme i cituar nga CNN dhe i riprodhuar gjithashtu nga media të mëdha si Washington Post dhe New York Times , argumenton se vonesa është e përkohshme dhe do të lehtësohet brenda pak muajsh, një fakt që ka shkaktuar shqetësim në Shtëpinë e Bardhë.

CNN, në një deklaratë zyrtare, mbrojti gazetaren Natasha Bertrand dhe theksoi se raportimi gazetaresk ishte i saktë dhe i bazuar në informacionin e disponueshëm me interes publik. Një zëdhënës i rrjetit CNN vuri në dukje se vlerësimi ishte paraprak dhe se vetë mbulimi përfshinte edhe deklaratat e Trump. "Ne nuk e konsiderojmë të arsyeshme të kritikojmë raportin për paraqitjen e saktë të një vlerësimi që ekziston dhe është kritik për informacionin publik", - thuhej në deklaratë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI