Flash

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

Lapsi.al 25 June 2025
Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë

Kryeministri Edi Rama së fundmi ka publikuar në "Facebook" një postim ku ka njoftuar se samiti i NATO-s për vitin 2027 do të organizohet në Tiranë. Rama gjithashtu ka ndarë foto nga samiti që u zhvillua në Hagë.

"Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027," - shkuan ai.

32 shtetet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord të shpenzojnë 5% të PBB-së së tyre për mbrojtje dhe siguri deri në vitin 2035, pas muajsh presioni nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Pragu i ri u bën thirrje anëtarëve t'i kushtojnë 5% të ekonomive të tyre "mbrojtjes thelbësore" dhe fushave të sigurisë që lidhen me të. Ky është një hap që synon të rrisë aftësitë kolektive të NATO-s në një epokë të kërcënimeve gjeopolitike në rritje, veçanërisht nga Rusia. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI