Flash

Printonte para në shtëpi, arrestohet një person në Prishtinë

Lapsi.al 25 June 2025
Printonte para në shtëpi, arrestohet një person në

Një person me iniciale L.A. është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për falsifikim të parave.

Në një komunikatë të përbashkët, Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se gjatë realizimit të kontrollit, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar afro 5 mijë euro dhe gjësende të tjera të dyshimta.

“Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni provat që u gjetën gjatë kontrollit tek i dyshuari:

– 123 fletë formati A4 ku janë të fotokopjuara kartëmonedha prej 10 € dhe 20 €;

– 12 fletë A4 të prera pasi janë prerë kartëmonedhat;

– 1 telefon iPhone;

– 2 x 100€ = 200 €

– 108 x 20€ = 2,160 €

– 40 x 10€ = 400 €

– 23 x 50€ = 1,150 €

– 4 x 100€ = 400 €

– 5 x 50€ = 250 €

– 5 x 20€ = 100 €

– 7 x 10€ = 70 €

– 11 x 5€ = 55 €

Në total, shuma e parave të sekuestruara është 4,796.40 euro.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI