Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Zgjedhjet, Gonxhja: Nuk ka asnjë provë për presion nga unë

Lapsi.al 25 June 2025
Zgjedhjet, Gonxhja: Nuk ka asnjë provë për presion nga unë

Gara brenda llojit më 11 maj, sidomos në Tiranë, ka krijuar jo pak pakënaqësi dhe hatërmbetje mes kolegësh.

Kjo “luftë” politike brenda PS ka qenë më e ashpër mes kandidatëve ministra dhe kolegëve të tjerë në listën e Edi Ramës.

Një ndër më të përfolurit brenda mazhorancës është Blendi Gonxhja, i cili arriti të renditej i pari, me një rekord votash preferenciale.

Deputeti i zgjedhur, në një intervistë për A2, iu përgjigj aludimeve brenda partisë së tij për përdorimin e pushtetit të ministrit, përmes presionit ndaj administratës së gjerë që dikasteri i tij ka në administrim.

“Nuk mund të vërtetojë dot askush, kurrë, një provë të vetme që unë, apo kandidatë të tjerë ministra, të kemi ndikuar apo ushtruar trysni për të ndikuar votën e administratës apo të atyre që punojnë për ne”, tha Gonxhja.

Për ata që nuk binden me deklarata, ai tregoi derën e drejtësisë. “Kush ka pretendime të tilla është i ftuar t’i çojë në organet kompetente për t’i vërtetuar ato”, shtoi ai.

I vetëdijshëm që emri i tij përflitet si kandidat potencial për t’i zënë vendin Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, Blendi Gonxhja tregohet i kujdesshëm për të qenë në një linjë me shefin e tij politik, që për momentin nuk ka shpallur zgjedhje në kryeqytet.

“Kur përballesh me një pritshmëri pozitive, apo kur opinioni publik mund të mendojë pozitivisht për një kandidaturë, kushdo qoftë ai, natyrisht do të ishte një moment pozitiv.

Nuk kam asnjë lloj ambicie timen në këtë drejtim dhe nuk ka asgjë konkrete që të lidhet me personin tim.

Unë mendoj që nuk jemi fare në këtë moment për zgjedhje në Bashkinë e Tiranës, ato kanë datën e tyre”, tha ai.

Përveç dilemës së Bashkisë së Tiranës, Gonxhja, së bashku me kolegët socialistë, do të duhet të kalojnë një verë në ankth, derisa Kryeministri të vendosë për formacionet e reja qeverisëse dhe politike.

“Vera do të jetë e nxehtë, pasi stina është e nxehtë, por nuk ka asnjë rëndësi se sa keq do t’i bëjë vapa kujtdo, pra personit individualisht, pasi këtu rëndësi ka objektivi kryesor, ai që kishim në kokë: integrimi i Shqipërisë. Pjesa individuale është shumë relative dhe nuk besoj se do të më shqetësonte”, tha Gonxhja.

Socialistët kanë nisur që tani përgatitjet në të paktën tre bashki: atë të Matit, Beratit dhe Tepelenës, ku në vjeshtë do të duhet të nisin fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme vendore.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI