Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Merret peng në mes të ditës 40-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 25 June 2025
Merret peng në mes të ditës 40-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 40-vjeçar është marrë me forcë në automjet dhe është dhunuar fizikisht nga një shtetas, për motive të dobëta.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 organizuan veprime të shpejta operacionale, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Luel Rabija (Pjetri), 34 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas hetimeve paraprake, 34-vjeçari ka detyruar 40-vjeçarin të hipte në automjetin e tij dhe më pas e ka goditur me grushte. Si provë materiale është sekuestruar automjeti i përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI