Flash

Trump mbledh Këshillin e Sigurisë, SHBA mund të hyjë në luftë

Lapsi.al 17 June 2025
Trump mbledh Këshillin e Sigurisë, SHBA mund të hyjë në

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti i SHBA Donald Trump është duke zhvilluar në këto momente një takim me Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare. Para pak çastesh, jashtë Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë janë parë forcat e sigurisë që tregojnë se Presidenti është brenda. Ka shumë pak gjasa të mësohet menjehërë se për çfarë po diskutohet, shkruan BBC, por fokusi është lufta mes Iranit dhe Izraelit.

CNN shkruan se presidenti po shqyrton nëse SHBA-të duhet të përfshihen më tej në konflikt. Trump u largua nga samiti i G7 në Kanada një ditë më herët për t'u kthyer në Uashington. Sipas të njëjtave burime, Izraeli u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara një "qëndrim thjesht mbrojtës" mes konfliktit të tij me Iranin.

Më shumë se 30 cisterna ajrore amerikane për furnizim me karburant janë dërguar në rajon gjatë disa ditëve të fundit për të qenë gati nëse Trump vendos të urdhërojë Forcat Ajrore të SHBA-së të ndihmojnë në furnizimin me karburant të avionëve luftarakë izraelitë teksa ata kryejnë sulme mbi Iranin.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce tha pak më herët se Presidenti Trump ka qenë i qartë se Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore.

Bruce shtoi se Departamenti i Shtetit ka krijuar një grup pune për Lindjen e Mesme për të ndihmuar në koordinimin e mbështetjes për qytetarët dhe misionet diplomatike. Ajo u kujton qytetarëve amerikanë të mos udhëtojnë në Izrael, Irak ose Iran. Më herët Trump u shpreh se SHBA ka kontrollin e hapësirës ajrore të Iranit dhe se e dinë ku fshihet Lideri Suprem të cilin nuk do ta vrasin për momentin. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI