Flash

Turizmi masiv/ “The Telegraph”: Një paralajmërim për Shqipërinë

Lapsi.al 17 June 2025
Turizmi masiv/ “The Telegraph”: Një paralajmërim për

Gazeta britanike “The Telegraph” i ka kushtuar vëmendje zemërimit në rritje të europianëve me turistët. Gjatë fundjavës në disa nga qendrat më të mëdha europiane qytetarët vendas dolën në rrugë për të protestuar kundër turizmit masiv. Është një pamje e njohur, por këtë herë, demonstratat ishte ndryshe.

Për herë të parë, grupe nga e gjithë Spanja, Italia dhe Portugalia dolën në rrugë për të demonstruar në një ditë të vetme. Ishte protesta më e madhe e koordinuar anti-turizëm në histori. Protestat u zhvilluan në Barcelonë, Palma de Mallorca, Ibiza, Malaga, San Sebastián, Lisbonë, Granada, Xhenova, Napoli, Palermo, Milano dhe Venecia. Disa javë më parë, mijëra njerëz dolën në rrugë edhe në Ishujt Kanarie .

Duket sikur gjithçka po arrin kulmin. Por nëse do të realizohej një dokumentar që do të tregonte luftën evropiane kundër "turizmit të tepërt", kjo nuk do të ishte skena kulmore. Për herë të parë vetëm francezët nuk iu bashkuan protestës.

Anthony Peregrine, eksperti për Francën në “The Telegraph Travel” thotë se ka një arsye. “Franca thjesht nuk tërheq aq shumë njerëz që, me shishe në dorë, shqetësojnë vendasit e mirë në orën 2:30 të mëngjesit. Sigurisht, ka sjellje të këqija në Rivierë, por kryesisht nga milionerët dhe ata kanë një mënyrë për t'u kënaqur”, thotë ai.

“The Telegraph” shkruan se së shpejti edhe vende të tjera europiane do t’i bashkohen këtij trendi kundër turistëve. E para mund të jetë Greqia. Shenjat e pakënaqësisë janë aty. Në vitin 2023, gjatë “revoltës së peshqirëve të plazhit”, banorët e ishullit grek të Parosit marshuan në plazhin e Parikias dhe mbajtën lart një tabelë ku shkruhej “Rimerrni plazhin” në shenjë proteste kundër zhvillimit të tepërt të vijës së tyre bregdetare. Në ditët në vijim, këto protesta u përhapën në të gjithë ishujt grekë dhe madje edhe në Turqi.

Në fund gazeta britani ka edhe “një fjalë për Shqipërinë”

Ku do të jetë fushëbeteja e radhës, duke parë pak më tej në të ardhmen? Dyshoj se, teksa pakënaqësia do të përhapet në Spanjë, Itali dhe Portugali (dhe ndoshta në Greqi, dhe zona të tjera të Francës), përfundimisht do t'i shohim edhe shqiptarët t'i bashkohen demonstratës.

Në vitin 2023, Shqipëria regjistroi 9.7 milionë vizitorë, 58.3% më shumë nga 6.1 milionë në vitin 2019. Kryeministri, Edi Rama, ka vendosur objektivin e tërheqjes së 30 milionë vizitorëve të huaj deri në vitin 2030.

Nëse i afrohen këtij numri, jeta në Shqipëri do të ndryshojë pa masë. Më shumë trafik, më pak hapësirë plazhi për vendasit, hotele të larta përgjatë bregdetit (ato tashmë po ndërtohen) dhe - më e rëndësishmja - ata mund të shohin pronarë vendas që përfitojnë duke listuar pronat e tyre në faqe si Airbnb dhe Vrbo.

Edhe pse ndërkohë do të krijohen vende të reja pune dhe do të dalin disa “fitues” nga industria, popullsia në përgjithësi do të pyesë veten se çfarë i ka ndodhur shtëpisë së tyre të bukur” – shkruan gazeta britanike. ©Përshtati në shqip LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI