Flash

Denoncimi/ 18 trupa ‘palosen’ në dy frigoriferë me 4 vende te Morgu i Tiranës

Lapsi.al 17 June 2025
Denoncimi/ 18 trupa ‘palosen’ në dy frigoriferë me 4 vende

Fiks Fare denoncoi për të disatën herë skandalin që ndodh në Morgun e Tiranës, ku vendi ku mbahen kufomat është jashtë çdo standardi. Fiksi siguroi foto e pamje nga brenda Morgut ku shihen trupa të dekompozuar dhe që kishin zënë krimba. Trupat mbaheshin jashtë frigoriferëve, pasi këta të fundit nuk punonin. Kjo gjë kishte sjell një kolaps të situatës, ku trupat e lënë jashtë frigoriferëve kishin filluar të dekompozoheshin dhe kishin zënë krimba.

Në Fiks Fare u ankua një qytetar i cili kishte ardhur nga Italia për të bërë identifikimin e një kufome , por që ishte hasur me një ngjarje horror. Kufoma që ai ka parë për ta identifikuar ishte gjysmë e dekompozuar dhe e mbushur me krimba. Foto të cilat i vuri në dispozicion të Fiksit. Gjithashtu Fiksi siguroi edhe disa foto të tjera që vërtetojnë situatën alarmante në Morgun e Tiranës. Një kufomë gjendej e shtrire në pllaka, ndërkohë që disa të tjera të mbështjella ishin lënë jashtë frigoriferëve mbi barela. Dekompozimi i kufomave që nuk dihet se prej sa ditësh janë në atë gjendje kishte sjell një erë të rëndë në të gjithë Morgun.

Gazetarët e Fiksit arritën të futen brenda Morgut duke sjell pamjet me anë të kamerës dhe situata ishte po e njëjta siç denoncuesit e kishin përshkruar. Fiksi mësoi se në Morg gjendeshin 29 trupa ndërkohë që kapaciteti është për 17 trupa. Morgu ka tre frigorifer, ku dy janë me kapacitet 8 vende total dhe një frigorifer 9 vende. Nga tre frigoriferët vetëm njëri punonte me kapacitet 4 vende, tjetri me po të njëjtin kapacitet dhe ai 9 vende ishin të prishur.

Fiksi gjatë hyrjes në Morg hasi me drejtorin Institutit të Mjekësisë Ligjore, z. Bledar Xhemali të cilin e pyeti rreth situatës së krijuar. Ai fillimisht mohoi gjithçka duke kërkuar prova. Gazetarët e Fiksit i treguan fotot dhe i kërkuan se pse kufomat kanë zënë krimba. Ai në përballje me gazetarët tha se ajo ishte faza e trupit kur fillon dekompozimi , por jo krimba. Për sa i përket këmbënguljes së gazetarëve për të marrë përgjigje, drejtori IML-së shmanget duke u larguar.

Menjëherë pas hyrjes së Fiks Fare në Morg dy ditë më vonë institucioni filloi pastrimin dhe zhvendosjen e kufomave. U zhvendosën 11 prej tyre përkatësisht 5 kufoma në Morgun Fier dhe 6 në Morgun Elbasan. Pamje të cilat Fiks Fare i solli mbrëmjen e së martës. Gjithashtu u mësua nga gazetarët e Fiksit se u vu në punë edhe njëri prej frigoriferëve të prishur, ai me kapacitet 4 vende. Pra aktualisht në Morg janë 18 kufoma të sistemuara në dy frigorifer me kapacitet 8 vende në total.

Për të gjetur një zgjidhje për problemet e vazhdueshme në këtë morg, në muajin shtator të vitit 2024, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka hapur një tender me objekt “ndërtimi i dhomës frigoriferike kufoma mbajtëse”. Fondi i akorduar ka qenë 99.8 milionë lekë, ose rreth 1 milionë euro.

Një muaj më vonë, në tetor 2024, IML-ja, shpalli fituesit e këtij tenderi, firmat 2T dhe Alges Konstruksion, të cilat kanë 12 muaj kohë për t’a përfunduar. Dy firmat ishin të vetme në garë dhe ofruan 98 milionë lekë. Ndërkohë, në dokumentet shoqëruese është edhe një përshkrim i gjendjes ekzistuese, ku shkruhet se Instituti i Mjekësisë Ligjore bën ekzaminimet e detajuar të viktimave që mund të jenë të llojeve të ndryshme, aksidente, sëmundje, vrasje apo edhe të papritura.

Ky ekzaminim, shkruhet në dokumente, do të bëhet në pjesën mbrapa në dhomën e Morgut, i cili ka kapacitet për 3 kufoma, 3 shtretër. Ngjitur me dhomën e morgut, ndodhet edhe dhoma frigoriferike, e cila nuk ka kapacitetin e duhur për pritjen e shumë kufomave. Ka shumë raste, vijon dokumenti, ku trupat duhet të rrinë me muaj të tërë për shkak se nuk interesohet askush, apo nuk janë të identifikuar.

Më tej, IML-ja shkruan se qëllimi i projektit është rritja e kapaciteteve. Strukturës ekzistuese do t’i bëhet ndërtimi i një shtese, dhomë frigoriferike kufoma mbajtëse, me Kapacitet për 100 kufoma, 25 njësi me 4 poste frigoriferike. Pra deri në përfundim të dhomës së re frigoriferike IML-ja nuk po bën asnjë investim tjetër duke krijuar këtë situatë të pazakontë./ Top Channel

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI