Flash

Murtaja e bagëtive përhapet në 6 bashki të Shqipërisë, e pranishme në 8 vatra

Lapsi.al 17 June 2025
Murtaja e bagëtive përhapet në 6 bashki të

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël.

Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë një sërë masash për parandalimin e infeksionin deri më tani sëmundja që i merr jetën bagëtisë është prezente në 8 vatra të shpërndarë në 6 bashki gjithsej. Zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari kërkon bashkëpunimin e blegtorëve, ndalimin e shtegtimit dhe tregtimit të kafshëve, sipas tij çdo kafshë e shitur në rrugë ilegale është e infektuar me murtajë.

“Mos shkoni në tregje që të blini asnjë dele apo dhi, tregjet janë të ndaluara edhe lëvizja e kafshëve është e ndaluar deh çdo gjë është kontrabandë. Mos u joshni nga çmimet e ulëta pasi ato janë kafshë të sëmura”, shprehet zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në Shqipëri, murtajën e sollën delet e importuara nga Rumania, të cilat hynin ne vendin tonë më certifikata shëndetësore të falsifikuara.

“Shanset më të mëdha është që të vijnë më kafshë të cilat e kanë infeksionin por nuk e manifestojnë klinikisht, ose është një grup tjetër kafshët të cilat nuk e manifestojnë infeksionin por shpërndarë infeksionin”, shprehet veterineri Xhelil Koleci.

Beteja me murtajën mund të fitohet nëse fermerët respektojnë izolimi, sepse shtegtimi i tufave të deleve\dhive mund tu marrë jetën gjësë së gjallë. Vaksina është plani B për t’i dhënë fund murtajës, por që kjo të aplikohet nuk më ne dorën e mjekëve veterinerë dhe as ministrisë së bujqësisë.

“Vaksina ka një problem pasi nëse e përdor atë survejanca për ta deklaruar vendin e pastër nga sëmundja nuk mund ta bësh dot sepse nuk e ndan nëse sëmundja ka marrë fund, apo e ka nga vaksina. Dhe kjo vendimmarrje nuk është në dorën e mjekut veterinar, por i përket BE”, shton Koleci.

Ndërkohë që murtaja po zgjeron hartën infektimit, qeveria ende nuk ka marë një vendim se çfarë do të bëhet me fermerët e dëmtuara nga murtaja.

“Kjo është një sëmundje që nuk kompensohet, por kjo nuk do të thotë që qeveria nuk është në krah të fermerëve për ta parë si mundësi”, thekson zv/ministri i Bujqësisë.

Në luftën kundra murtajës nuk marrin pjesë vetëm veterinerët, por edhe grupet e taks forcës nga ministria e brendshme dhe ajo e financave. Grupet e inspektimit janë në dogana dhe rrugët nacionale 24 orë në gatishmëri./ TCH

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI