Flash

OECD: Shqipëria ka rrugët më të shtrenjta dhe më të këqija në rajon

Lapsi.al 16 June 2025
OECD: Shqipëria ka rrugët më të shtrenjta dhe më

Një raport i fundit nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka vendosur Shqipërinë në fund të renditjes në Ballkanin Perëndimor për sa i përket cilësisë dhe funksionalitetit të infrastrukturës. Të dhënat e OECD zbulojnë një realitet krejt tjetër nga propaganda pasi rrugët cilësohen si të pasigurta, vendi vuan nga mungesa e transportit publik dhe nga mungesa e një sistemi hekurudhor.

Sipas Qendrës Qytetare, që ka analizuar raportin, problemi nuk është mungesa e fondeve, por keqmenaxhimi i tyre. “Kur një vend shpenzon më shumë se të gjithë dhe mbetet i fundit në renditje, nuk kemi të bëjmë me mungesë parash, por me abuzim të fondeve publike”, thuhet në deklaratën e kësaj organizate.

Vetëm për ndërtimin e rrugëve, Shqipëria investon çdo vit rreth 400 milionë euro, me një mesatare prej 12.9 milionë euro për kilometër – më e larta në rajon. Por, siç vë në dukje OECD, këto “rrugë floriri” rezultojnë ndër më të dobëtat për nga cilësia dhe funksionaliteti.

Situata është veçanërisht alarmante në zonat rurale, ku mungesa e infrastrukturës rrugore dhe lidhjeve efikase ka bllokuar zhvillimin lokal. Transporti hekurudhor është pothuajse jashtë përdorimit, një realitet që kontraston me objektivat e qeverisë për integrim ekonomik dhe afrimin me tregjet europiane.

OECD paralajmëron se pa një strategji të qartë dhe investime të menaxhuara në mënyrë të ndershme dhe efikase, Shqipëria rrezikon të mbetet në periferi të zhvillimit rajonal dhe nuk do të jetë në gjendje të realizojë objektivin e saj për anëtarësim në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI