Flash

Netanyahu mes rrënojash: Irani do të paguajë një çmim shumë të rëndë për këto sulme

Lapsi.al 15 June 2025
Netanyahu mes rrënojash: Irani do të paguajë një çmim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar  ashpër ndaj sulmeve iraniane që goditën apartamente në qytetin bregdetar Bat Yam, duke deklaruar se “Irani do të paguajë një çmim shumë të lartë për vrasjen e civilëve, grave dhe fëmijëve”.

Nga vendngjarja, Netanyahu e cilësoi situatën si një “kërcënim ekzistencial” për Izraelin, duke shtuar se vendi i tij është përfshirë në një “luftë shpëtimi” për të ndalur agresionin iranian.

“Ne do të arrijmë qëllimin tonë dhe do t’i godasim me një goditje të vetme”, deklaroi kryeministri izraelit, ndërsa theksoi se sulmet e Iranit ishin të qëllimshme ndaj civilëve.

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit njoftoi se 12 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të viktimave izraelite në 15 që nga momenti kur Irani nisi sulmet hakmarrëse ndaj goditjeve të para izraelite.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI