Flash

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

Lapsi.al 6 June 2025
Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

Euro ka zbritur këtë javë në nivelin më të ulët historik në raport me monedhën shqiptare, duke u këmbyer në tregun valutor me vetëm 97 lekë. Të njëjtin trend rënës kanë ndjekur edhe monedhat e tjera, si dollari amerikan dhe paundi britanik, të cilat këmbehen përkatësisht me 84.8 dhe 114.8 lekë.

Sipas ekspertëve të tregut financiar, ky zhvlerësim i euros ndikohet nga rritja e ofertës në treg, si dhe mungesa e kërkesës së brendshme për valutë të huaj.

Në terma praktikë, një euro më e dobët përkthehet në fuqi më të madhe blerëse për konsumatorin, por në të njëjtën kohë dëmton eksportuesit dhe bizneset që operojnë me të ardhura në euro. Situata mbetet e luhatshme dhe shumë operatorë ekonomikë janë në pritje të një stabilizimi të tregut.

Banka e Shqipërisë ka deklaruar se po ndjek nga afër zhvillimet dhe ka sinjalizuar se nuk do të ndërhyjë për sa kohë kursi i këmbimit ndjek rregullat e tregut.

Të këshilluara

Zgjatet mandati i EULEX në Kosovë

Misionit të Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka zgjatur mandati deri më 14 qershor 2027. Vendimi është marrë nga Këshilli i Bashkimit E...

18:29

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI