Flash

“Koha për të hedhur bᴏmbën e madhe”, Musk bën akuzën e rëndë për Trump

Lapsi.al 5 June 2025
“Koha për të hedhur bᴏmbën e madhe”, Musk bën
Përplasjet që u hapën midis Donald Trump dhe Elon Musk mori një dimension tjetër teksa miliarderi dhe ish-miku më i mirë i presidentit shkroi në rrjetet sociale për të informuar se Presidenti është në listën e njerëzve që morën pjesë në festat e Jeffrey Epstein, një biznesmen që tashmë ka vdekur dhe që ishte i përfshirë në një rrjet prostitucioni dhe abuzimi seksual me të mitur. “Është koha për të hedhur një bombë vërtet të madhe: Donald Trump është në dosjet e Epstein. Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë publike”, tha Musk në rrjetin social X. Më pas Musk postoi edhe një video të vjetër të Trump në një festë së bashku me Epstein.  Epstein u akuzua për abuzim seksual me dhjetëra vajza nën moshën 18-vjeçare. Ai vrau veten në burg pas ngritjes së akuzave. Një reagim i tillë i Musk tani, ishte një përgjigje ndaj kritikave të Trump që sipas tij, Musk kishte shprehur kundërshtim ndaj projektligjit për shkak të propozimeve që preknin kreditë tatimore për automjetet elektrike, një çështje që prek drejtpërdrejt kompaninë Tesla, të cilën Musk e drejton. 

Të këshilluara

Shefi i NATO: Të përgatitemi për luftë!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka bërë të ditur nga Brukseli domosdoshmërinë që vendet e aleancës veri-atlantike të rrisin shpenzimet për mbrojtj...

19:40

Papa Leon dhe Putin bisedojnë në telefon

Kremlini ka konfirmuar zyrtarisht zhvillimin e një telefonate mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump. Sipas një deklarate t...

20:38

Dorëhiqet kryeministri holandez

Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, ka thënë se do të japë dorëheqje të martën, vetëm disa orë pasi popullisti Geert Wilders, e ka larguar partinë e tij PVV n...

19:28

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Me sytë katër

PAPARAZZI