Flash

Shefi i NATO: Të përgatitemi për luftë!

Lapsi.al 5 June 2025
Shefi i NATO: Të përgatitemi për luftë!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka bërë të ditur nga Brukseli domosdoshmërinë që vendet e aleancës veri-atlantike të rrisin shpenzimet për mbrojtjen.

Rutte theksoi se NATO duhet të përgatitet për luftë vetëm në këtë mënyrë do të dijë se si të mbrohet nga vendet armiqësore

“Ky do të jetë një takim i rëndësishëm i ministrave të mbrojtjes. Është takimi i fundit i madh përpara samitit të Hagës por sot është një takim kyç pasi do të vendosim për qëllimet. Ky është një element i rëndësishëm për të vendosur për paratë që do të shpenzojmë në vitet e ardhshme për mbrojtjen.

Kështu që jam shumë i emocionuar për takimin e sotëm. Parashikimi im është se do të biem dakord për këto objektiva aftësish. Sigurisht, do të diskutojmë shumë çështje të tjera, por ky është një element kyç për t'u siguruar që më pas në Hagë do të kemi një angazhim për më shumë shpenzime, për më shumë prodhim, sigurisht, për mbështetjen tonë për Ukrainën.

Pra, ajo çfarë do të bëjmë sot është të vendosim se çfarë do të mund të bëjmë në mënyrë që të jemi në gjendje, kurdoherë që do të sulmohemi, të mbrojmë veten dhe të jemi të aftë të mbrojmë veten që të mos sulmohemi. Kështu, siç ju e dini, të përgatitemi për luftë, të shpenzojmë më shumë dhe kur ju mund të jeni gati për të luftuar ju nuk do të sulmoheni”, tha Rutte.

Të këshilluara

Papa Leon dhe Putin bisedojnë në telefon

Kremlini ka konfirmuar zyrtarisht zhvillimin e një telefonate mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump. Sipas një deklarate t...

20:38

Dorëhiqet kryeministri holandez

Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, ka thënë se do të japë dorëheqje të martën, vetëm disa orë pasi popullisti Geert Wilders, e ka larguar partinë e tij PVV n...

19:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI