Flash

“Financial Times”: Çfarë humbi në të vërtetë Rusia nga sulmi ukrainas

Lapsi.al 3 June 2025
“Financial Times”: Çfarë humbi në të

Çdo humbje në luftë llogaritet nga sa e vështirë është ta zëvendësosh atë. Kjo është ajo që përfaqëson për Rusinë humbja e bombarduesve të saj pas sulmit me dronë të Ukrainës në bazat e saj ajrore. Edhe nëse 40 avionët e humbur nuk janë aq sa pretendoi Ukraina, ajo që Rusia humbi ishin bombardues që mund të mos zëvendësohen më kurrë, sepse nuk prodhohen më.

Një flotë e dëmtuar aq keq sa mund ta detyrojë Kremlinin të rishqyrtojë strategjinë e saj kundër Ukrainës, raporton “Financial Times” në një shkrim të gjatë. Sulmet në thellësi të tokës ruse zbulojnë koston e një lufte të zgjatur edhe pse armiku është më i dobët.

Shtrirja e operacionit me dronë nga Ukraina gjatë fundjavës po bëhet gjithnjë e më e qartë, teksa imazhet satelitore dhe vlerësimet e ekspertëve po hedhin dritë mbi shkallën e dëmit.

Ukraina e kishte planifikuar këtë operacion të guximshëm prej 18 muajsh. Ajo fshehu dronë në kamionë, i transportoi ato mijëra kilometra pas kufirit rus dhe goditi 4 baza ajrore ushtarake me bombardues strategjikë. Operacioni i guximshëm u shoqërua me shkatërrimin e objektivave.

Graphics explaining how Ukrainian drones were hidden in trucks and deployed next to Russian air bases

Analistët thonë se sulmi "e dëmtoi ndjeshëm aftësinë e Rusisë për të kryer sulme në distancë". Sipas Michael Coffman të Fondacionit Carnegie për Paqen Ndërkombëtare, "u shkatërruan avionë që Rusia do ta ketë të vështirë t'i zëvendësojë". Ai shton se: "Mund të mos jetë e mjaftueshme për të ndaluar plotësisht sulmet ruse, por tregon se vazhdimi i luftës ka kosto reale edhe për fuqinë ushtarake të Rusisë".

Sipas burimeve të hapura dhe analistëve të pavarur, dëmi i pësuar nga aviacioni strategjik rus arrin deri në 20% të flotës aktive të bombarduesve me rreze të gjatë veprimi. Midis tyre janë TU-95 dhe TU-22M3, avionë të aftë të mbajnë koka luftarake konvencionale dhe bërthamore.

Ukraina pretendon se më shumë se 40 avionë u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë. Rusia pranon se vetëm "disa njësi të pajisjeve të aviacionit janë prekur nga zjarri". Dëmi aktual, sipas vlerësimeve të pavarura, varion midis 10 dhe 12 avionëve, një numër që, edhe nëse konfirmohet, është një goditje serioze si nga ana operative ashtu edhe nga ajo politike.

"Këta janë avionë në gjendje të plotë operative", shpjegon Fabian Hoffmann, një studiues në Universitetin e Oslos. "Humbja e tyre është veçanërisht e dëmshme, pasi ata nuk janë të zëvendësueshëm”.

Zemërim edhe brenda Rusisë

Dështimi për të mbrojtur flotën strategjike ka shkaktuar zemërim edhe brenda komunitetit pro-luftës të Telegram në Rusi. Llogaria e njohur “Rybar” u ankua se "u ndërtuan në hangare të improvizuara për avionë taktikë, por nuk u bë asgjë për aviacionin strategjik, edhe pse këta aeroplanë kanë kohë që nuk prodhohen dhe humbjet nuk po zëvendësohen". Ajo paralajmëron se "goditja ishte e rëndë. Të pohosh të kundërtën është iluzion që kufizohet me sabotimin".

Analisti ukrainas dhe ish-oficeri i forcave ajrore Oleksiy Melink e përshkruan situatën si një “fiasko profesionale”. “Bombarduesit strategjikë që Rusia nuk është e aftë t’i prodhojë u goditën. Udhëheqja ruse do të duhet t’u përgjigjet pyetjeve shumë të vështira dhe të gjejë ata që janë përgjegjës.”

Ripërcaktimi i strategjisë ruse

Sulmi duket gjithashtu se po detyron një rishikim të taktikave të Moskës. Kremlini ka një praktikë të grupimit të bombarduesve për sulme masive. Tani, do të detyrohet t'i shpërndajë ata për t'i mbrojtur, gjë që zvogëlon aftësinë për sulme masive të koordinuara dhe e bën mbrojtjen ajrore ukrainase më efektive, sipas William Alberg të Qendrës Stimson.

Në nivelin bërthamor, sulmi konsiderohet i kufizuar, pasi Rusia mbështetet kryesisht në mjetet tokësore (60%) dhe nëndetëse (30%) të strategjisë së "triadës" dhe më pak në transportuesit ajrorë (10%) . Megjithatë, mesazhi simbolik është i fortë: “Thellësia strategjike ruse nuk është më e paprekshme”.

"Ekziston një ndjenjë midis rusëve se madhësia e vendit u siguron atyre siguri. Ajo që ka bërë Ukraina është të godasë në zemër të kësaj ndjenje", - tha Alberg.

Kremlini ka folur kohët e fundit për një "luftë të përhershme", madje duke iu referuar luftës 21-vjeçare ruso-suedeze të shekullit të 18-të. Shërbimi sekret ukrainas i dha këtë përgjigje: "Sulmi ndaj bombarduesve është gjithashtu një mënyrë për t'i pyetur ata: “A janë të sigurt se mund dhe duan ta vazhdojnë këtë luftë për shumë vite dhe t'i përballojnë humbje të tilla?". ©Financial Times, LAPSI.al

Të këshilluara

Dorëhiqet kryeministri holandez

Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, ka thënë se do të japë dorëheqje të martën, vetëm disa orë pasi popullisti Geert Wilders, e ka larguar partinë e tij PVV n...

19:28

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI