Flash

Krime elektorale në ditën e heshtjes/ Berisha denoncon skemën e blerjes së votave

Lapsi.al 10 May 2025
Krime elektorale në ditën e heshtjes/ Berisha denoncon skemën e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar disa raste të krimeve elektorale. Rasti i parë i takon një skandali në lidhje me blerjen e votave nga deputeti Vullnet Sinaj në Bashkinë e Selenicës dhe në lumin e Vlorës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryedemokrati ka publikuar një informacion që është dërguar nga një qytetar. Ai shpjegon se Sinaj, me ndihmën e një "armate" të kamufluar, ka përgatitur listat dhe zarfat për shpërndarjen e votave në këto zona. Në denoncimin e qytetarit janë të përfshira figura të ndryshme nga politika dhe biznesi. Aty përfshihen edhe familjarë të kryebashkiakëve dhe menaxherë të bizneseve lokale, që po ushtrojnë presion për të manipuluar rezultatin zgjedhor.

Denoncimi i dytë i referohet mesazhit të një qytetari në zonën e Shkozetit. Ai thotë se dy persona me motor po shpërndajnë zarfe në banesa. Berisha thotë se dënon 'aktin kriminal’ duke publikuar videon ku shihet një person teksa i jep zarfi një qytetari.

Të këshilluara

Zgjedhjet, policia nis instruktazhin

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Policia e Shtetit ka zhvilluar një seri instruktazhesh me të gjithë efektivët e angazhuar në procesin zgjedhor, me fokus të v...

14:48

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI