Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Ekstradohet nga Dubai, Florenc Çapja

Lapsi.al 2 May 2025
Ekstradohet nga Dubai, Florenc Çapja

Ekstradohet këtë të premte nga Dubai, Florenc Çapja, një nga pjestarët e grupit kriminal në Elbasan, që akuzohet për porositjen e vrasjeve me pagesë dhe një sërë ngjarjesh kriminale në këtë qytet. Çapja është pjesë e grupit rival të Suel Çelës, i njohur për marrëdhënien e ngushtë me socialistët në pushtet.

Më herët, SPAK kishte sekuestruar disa pasuri të Florenc Çapjas, ndërsa ai është përmendur në dëshminë e Nuredin Dumanit për porositë e vrasjes së dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Vrasja e babë e bir

Çapja akuzohet edhe për organizimin e vrasjes së babë e bir në Elbasan, Gentian dhe Nezir Beqiri. Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri.

Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

Porosia për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit

Për “kokën” e Sokol Sanxhaktarit, Florenc Çapja kishte rënë dakort me Dumanin për 200 mijë euro. Ndërsa djegien e magazinës Nuredin Dumani e kreu për 5 mijë euro. Për këtë bashkëpunoi me Eljo Bitrin dhe Vis Korçarin.

Pakti mes të dyve ishte prishur pas një bisede mes Florenc Çapjas dhe Nuredin Dumanit. Ai ka treguar se Florenci i ka thënë gjatë bisedës së përse nuk pajtohet me Talo Çelën. Ky ka qenë dhe momenti që Nuredin Dumani ka dyshuar se Florenc Çapja dhe Talo Çela janë bashkë.

Dumani është larguar dhe më pas ka filluar të qëndrojë i distancuar, ndërsa Florenc Çapja ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që të takoheshin dhe mbaruar punët e lënë përgjysëm.

Dëshmia:

“…Florenci, më tha:”…pse more burrë ça bëra?

I thashë:”…meqë më the të bëhesha mik me Talon po ti pse nuk bëhesh mik me Suel Çelen?

Me tha:”…unë jam ndryshe me Suelin ndërsa ti je ndryshe me Talon…”.

I thash:”…mbyllet çdo gjë këtu tani…”.

Pastaj folëm vetëm në telefon dhe unë i thashë:“…s’jemi, më as miq po shpresoj as armiq…”.

Në deklarimin e dhënë para prokurorëve të SPAK dhe oficerëve të BKH-së, Nuredin Dumani, ka shpjeguar këtë moment si më poshtë vijon:

Dëshmia:

“…marrëdhënia me Florencin dhe Bledarin, u prish për shkak se gjatë një takimi, të fundit ai më tha: Pse nuk pajtohesh me Talo Çelen?

Në atë moment unë dyshova se këto janë bashkë, Florenci me Talon. Isha fiks mbapra shtëpisë së Çapjave, tek tokat e tyre.

U largova butë dhe i thashë: “…do diskutojmë bashkë…”.

Pastaj folëm vetëm në telefon SKY dhe unë i thashë: ”…s’jemi, më as miq, po shpresoj as armiq…”. Ai më tha:”…pse more burrë, ça bëra…?. I thashë:”…meqë më the të bëhesha mik me Talon, po ti pse nuk bëhesh mik me Suel Çelen…?

Më tha: ”…unë jam ndryshe me Suelin, ndërsa ti je ndryshe me Talon…”. I thashë:”…mbyllet çdo gjë këtu tani…”. Dhe muhabeti u mbyll pastaj.

Më ka dërguar Eljo Bitrin disa here, për tu takuar përsëri me ata, por unë nuk pranoja.Këtu u mbyll ky takim…”.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar "The ëanted".

Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan.

Për informacion më të detajuar, do të japim njoftim në momentin e finalizimit të operacionit të ekstradimit në Rinas.

Të këshilluara

DW: Pse po dështon Kuvendi i Kosovës

Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e saj. Shkak janë mospajtimet mes partive politike më të mëdh...

22:40

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI