Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Eliminimi në Vlorë/ Gazetarja: Mendohet se ishte syri e veshi i një grupi kriminαl

Lapsi.al 1 May 2025
Eliminimi në Vlorë/ Gazetarja: Mendohet se ishte syri e veshi i

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në një lagje në Vlorë. Sipas Lalës vrasja e tij mendohet se është urdhëruar nga një grup kriminal, pasi ai kishte nisur të flasë nën efektin e alkoolit.

"Në fillim u dyshua për një ngarje të rëndomtë. Viktima Renato Hoxhaj, 58 vjeç, banonte në një lagje probmeatike, ku banon edhe familja e Sinomatit, që janë armiq me Inez Hajrullën. Renato Hoxhaj dyshohet se u vra rreth orës 06.10 të 27 prillit nga një person me rroba të gjera, me një kapele rrumbullake dhe i maskuar me maskë anticovid. Ai e ka pritur një orë e 20 minuta viktimën dhe e ka qëlluar me tre plumba.

Më pas ka ikur qetësisht përmes rrugicave dhe mendohet se ka ikur nga Shqipëria prej pikës së Qafë Botës, siç del nga pamjet filmike ku është një person që nga pamja fizike nuk i ngjan. Dyshohet se Renato Hoxhaj ka qenë informator i grupeve kriminale dhe meqë ka filluar të pijë alkool dyshohet se e kanë bërë që t’i mbyllin gojën. Në këtë ngjarje nuk ka patur dëshmitarë.

Pas ngjarjes është arrestuar Eris Mehmeti, një shtetas nga Tropoja që ka dhe ka siguruar automjetin e përdorur nga atentatori. Këtë mjet ai e ka blerë në Tiranë dhe regjistronte në emrin e një 80-vjeçareje. Meqë ai frekuenton Dubain mendohet se urdhëri ka ardhur nga andej. Nuk besoj se do të shkophet të urdhëruesi i vrasjes.

Në fillim u dyshua për një pistë për pronën, por ajo u zbeh. As problemet personale nuk mundohen se janë, sepse viktima rezulton i ndarë dhe bashkëjetonte me një zonjë me të cilën nuk kishte probleme. Mendohet se ishte syri dhe veshi i një grupi kriminal. A nuk të duket e çuditshme që kohët e fundit e kishte mbushuar shtëpinë me kamera sigurie?" - tha Lala. /TPZ

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Me sytë katër

PAPARAZZI