Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Misteri i vdekjes së 27-vjeçares shqiptare në Itali/ Zbulohet mesazhi i fundit

Lapsi.al 1 May 2025
Misteri i vdekjes së 27-vjeçares shqiptare në Itali/ Zbulohet

"A mund të takohemi sot në zyrë?" Ky është mesazhi që Ermela Muhametaj, 27-vjeçarja me origjinë shqiptare e gjetur e vdekur nën "Urën e Sherifit", në zonën e Larinos në Itali, mbrëmjen e 28 prillit. Mesazhin ia kishte dërguar herët në mëngjes avokatit të saj i cili e kishte ndjekur atë dhe bashkëshortin e saj në procedurat e divorcit për njëfarë kohe.

Pak pas orës 8 të mëngjesit të së hënës, gruaja e re, nënë e një fëmije gati 8 vjeç, i kërkoi avokatit një takim për të folur, me sa duket, rreth ndarjes nga bashkëshorti i saj, me të cilin nuk jetonte bashkë prej disa muajsh. Pasi mësoi se avokati ndodhej jashtë shtetit, Ermela këmbënguli që të mund të takonte të paktën një përfaqësues të firmës ligjore. Takimi ishte caktuar për pasdite, por gruaja nuk shkoi kurrë në zyrat e avokatisë.

Ky është një nga elementët që ka dalë në pah orët e fundit, i cili ngre dyshime të reja mbi hipotezën e vetëvrasjes së saj. Përpjekja për të ndërmarrë veprime ligjore, dëshira për të biseduar dhe madje edhe nxitimi për të takuar një avokat duken të papajtueshme me një gjest kaq të dëshpëruar dhe të planifikuar. Në qytetin e Montecilfone, zhgënjimi po ia lë vendin gjithnjë e më shumë mosbesimit.

Ermela ishte një grua që vlerësohej nga të gjithë ata që e njihnin. E përshkruar nga fqinjët dhe të njohurit si “e edukuar, e rezervuar, e zgjuar, thellësisht e lidhur me të birin”. Fëmija jetonte me të dhe ai fëmijë ishte arsyeja e saj e jetesës. “Ishte jeta e tij”, - konfirmojnë ata që e njihnin në fshat. E njëjta gjë konfirmohet edhe nga postimet e Ermelës në rrjetet sociale, një prej të cilave ishte ai me rastin e ditëlindjes së djalit të saj: “Djali im është rrahja e zemrës sime, arsyeja e çdo frymëmarrjeje time, plotësia ime, shpëtimi im. Thjesht gjithçka ime […] Ti do të rritesh deri në atë pikë sa unë nuk do të mund të të mbaj më në krahët e mi, por gjithmonë do të ketë vend për ty në zemrën time”.

Trupi i pajetë u gjet nga bashkëshorti i saj, një zejtar 52-vjeçar, i varur në një pemë nën mbikalimin që lidh Larinon me Biferninën. Ai i tha policisë se kishte dalë ta kërkonte, i shqetësuar për gjendjen e saj mendore. Ai e dha alarmin rreth orës 9 të mbrëmjes. Vdekja u konfirmua nga mjekët, të cilët mbërritën në vend bashkë me skuadrën e zjarrfikësve dhe Karabinierët. Prokurorët po punojnë pa ndërprerje për të rindërtuar orët e fundit të Ermelës. Telefoni celular i gruas shqiptare u sekuestrua dhe do të analizohet për të marrë elementë të dobishëm: mesazhe, kontakte, lëvizje.

Marrja në pyetje e familjes, miqve dhe të njohurve të çiftit vazhdon. Bashkëshorti i saj u thirr të dëgjohet edhe një herë. Zyra e Prokurorit Publik të Larinos ka hapur një çështje penale për “nxitje të vetëvrasjes”, si një hap i nevojshëm për të vazhduar me hetimet. Për momentin nuk ka të dyshuar. “Në këtë moment, provat tregojnë për vetëvrasje”, - konfirmoi prokurorja Elvira Antonelli, “por vetëm autopsia do të nxjerrë në pah çdo devijim nga kjo hipotezë”.

Autopsia do të kryhet të premten, më 2 maj, në morgun e spitalit San Timoteo, nga ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Foggias. Bashkë me ekspertët ligjorë do të jetë edhe një ekspert i caktuar nga bashkëshorti, në cilësinë e tij si i afërm i viktimës. Kjo ekspertizë, shpjegojnë burimet gjyqësore, mund të sjellë një pikë kthese. Do të jenë gjetjet shkencore që do të konfirmojnë varjen si shkakun e sigurt të vdekjes ose të tregojnë ndonjë anomali.

Hetuesit - por aktualisht nuk ka konfirmim zyrtar për këtë - dyshohet se kanë gjetur edhe një shënim vetëvrasjeje të shkruar nga gruaja. Sipas të njëjtave burime ishin vetëm disa rreshta, ndoshta të lëna me qëllimin për të justifikuar gjestin. Megjithatë, ky element është gjithashtu objekt hetimesh. Në qarqet hetimore, nuk përjashtohet mundësia që mesazhi të jetë shkruar në një moment brishtësie të veçantë ose edhe nën presion.

Ka edhe një hipotezë ekstreme, por jo tërësisht e përjashtuar, që Ermela mund të jetë shtyrë ose detyruar të shkruajë ato fjalë, ndoshta pas kërcënimeve ose presionit të fortë psikologjik. Hetimet do të sqarojnë origjinën, vërtetësinë dhe kuptimin e saj të vërtetë. Në qytezën e Montecilfone, dhimbja është e ndërthurur me pyetje. Ermela kishte punuar për pak kohë në pritjen e emigrantëve.

Ajo ishte integruar në mënyrë të përsosur në komunitet dhe vdekja e saj ka shkaktuar tronditje dhe zhgënjim. “Vdekja e saj lë një boshllëk të pambushshëm, veçanërisht për të voglin e saj Domenico”, shkroi kryebashkiaku Giorgio Manes, “Ermela ishte një person i veçantë, i njohur nga të gjithë për edukimin, gëzimin dhe bujarinë e saj.”

Shumë njerëz e kanë të vështirë ta pranojnë që një nënë kaq e lidhur me të birin, e vëmendshme, përgjegjëse dhe e vendosur, mund të kishte vendosur ta linte atë përgjithmonë. Për momentin, ka vetëm heshtje dhe një pritje plot shpresë dhe ankth. Shpresa se e vërteta, cilado qoftë ajo, do të dalë në pah. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI