Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Kontrata e lobimit në SHBA, Berisha: Synimi të mbrojë kauzat e popullit opozitar

Lapsi.al 1 May 2025
Kontrata e lobimit në SHBA, Berisha: Synimi të mbrojë kauzat e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur në konferencë nga gazetarët lidhur me kontratën e lobimit me kompaninë amerikane. Berisha tha se ajo kontratë nuk ka lidhje me zgjedhjet por ka si qëllim paraqitjen e realitetit shqiptar me të gjithë problematiket e tij para administratës së SHBA.

Berisha tha se lidhur me milionat që numërohen, nuk duhet harruar se kontrata ka një nen, sipas të cilit, palët në çdo rrethanë që do ta konsiderojnë të dobishme për veten e tyre, ndërpresin kontratën.

"Prandaj nuk mund të flasësh për 6 milionë, nuk mund të flasësh as për 100 mijë apo 200 mijë. Kontrata është në varësi sipas kërkesave të palëve, dakordësisë së palëve, objektivave të palëve. Por një gjë është e sigurt, populli opozitar nuk ka më një kauzë jetime. Në atë vend të madh, ajo kauzë ka një avokat të madh.", u shpreh ndër të tjera Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Së pari, kjo kontratë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet. Jo, kjo kontratë ka një qëllim tjetër, marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, paraqitjen e realitetit shqiptar me të gjithë problematiket e mëdha të tij para administratës së SHBA. Nuk do ndodhëë dhe nuk mund të ndodhë më që pa u mbyllur kutia e fundit, Edi Rama urohej për fitoren. Jo pa u numëruar, pa u mbyllur kutia.

Së dyti, ne besojmë se bashkëpunimi i Edi Ramës me bandat dhe krimin është rrezik jo vetëm për Shqipërinë, rajonin, Europën, por edhe për SHBA.

Së treti, ne besojmë se çështja McGonigal është një varr i hapur dhe duhet të mbyllet.

Së katërti, pa dyshim për ne përparësi janë marrëdhëniet me SHBA në të gjitha aspektet, dhe ne nuk mund të mohojmë se u hodh shumë baltë mbi partinë më pro-atlantiste, mbi PD-në dhe përpjekjet e saj. Ndaj është marrë një avokat ndër më të shquarit e asaj toke, i cili ka për detyrë avokatinë e kauzës të drejta të PD pranë administratës së presidentit Trump.

Dy, nuk ka të bëjë me zgjedhjet. Kjo, fare. Ka një nen, neni 21 i ligjit të partive politike. Nen që autorizon partitë politike të marrin ndihma, mbështetje financiare nga forca të tjera politike, organizata ndërkombëtare partiake politike dhe fondacione. Pra, kontrata është 100 përqind e bazuar në ligj. Tre. Populli opozitar nuk është popull jetim. Edi Rama duhet të marrë të gjithë përgjigjet që meriton për ato që i ka bërë Shqipërisë në luftën e tij për një Shqipëri pa opozitë.

Lidhur me milionat që numëroni, mos harroni, kontrata ka një nen, sipas të cilit, palët në çdo rrethanë që do ta konsiderojnë të dobishme për veten e tyre, ndërpresin kontratën. Prandaj nuk mund të flasësh për 6 milionë, nuk mund të flasësh as për 100 mijë apo 200 mijë. Kontrata është në varësi sipas kërkesave të palëve, dakordësisë së palëve, objektivave të palëve.

Por një gjë është e sigurt, populli opozitar nuk ka më një kauzë jetime. Në atë vend të madh, ajo kauzë ka një avokat të madh.

Ja ku e keni, jo 200 mijë euro, 5 milionë euro për eglendisur sytë e Edi Ramës. Blen instalacionin. Nuk po flas këtu për kontrata prej 10 dhe 15 milionë euro të tij, por po flas vetëm për instalacionin. Kurse kjo kontratë me avokatin numër 1, ka synim mbrojtjen e kauzave të popullit opozitar nga një narkodiktator. Është narkodiktator Edi Rama. Ju e patë, edhe rezoluta. Është kllaposur. T’u them unë ju, ishin në takim, ju nuk mund të imagjinoni reagimin e shtetarëve kur ne shpjegonim 130 milionë euro të zhdukura dhe inceneratori nuk ekzistonte. Na duhej t’i ktheheshim të paktën minimumi 3 herë, tua shpjegonim se si dhe pse, sepse firma ishte e Edi Ramës.

Kur ua shpjegonim vrapin e tij me gërshërë të thyera dhe pinca me një krah. Etj, etj. Pra, kohërat i ka të numëruara. 11 maji fton çdo shqiptar t’i përgjigjet thirrjes së tij të brendshme, t’i përgjigjet idealeve të tij, t’i përgjigjet edhe thirrjeve të miqve evropiane që thonë, të kushtëzohet, pra ia dogjën pasaportën Edi Ramës. Ajo që del nëpër studio, ajo mori një vijë të kuqe. Iku, mori fund. Nuk ka pasaportë Edi Rama.

Të këshilluara

Tritol makinës së mjekes në Tiranë

Një sasi lënde plasësë ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të enjteje në një makinë në pronësi të një mjekes Matilda Kaja në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën Pjetër...

15:31

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI