Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Shehaj i përgjigjet Ramës: Ka frikë nga e vetmja parti që nuk e kontrollon dot

Lapsi.al 1 May 2025
Shehaj i përgjigjet Ramës: Ka frikë nga e vetmja parti që

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, zhvilloi një takim me qytetarët e Njësisë 1 dhe 2 në Tiranë, deklaroi se “Mundësia” nuk ka si synim të bëhet “kingmaker”, por t'u japë shqiptarëve një qeveri të pakorruptuar.

“Ata janë thellësisht të shqetësuar. Vetë Edi Rama sot deklaroi se nuk i duhen Shqipërisë parti të reja. Sipas tij, mjaftojnë dy parti që ndajnë pushtetin. Tha: “E pamë çfarë bënte partia e tretë, vijnë si të rinj, pastaj korruptohen si ne.” Pse e thonë? Sepse janë të shqetësuar. Nuk i shqetëson ajo që do ndodhë më 12 maj, por fakti që ne kemi një projekt afatgjatë.

Ne nuk kemi hyrë në politikë për t’u bërë parti e tretë siç i kanë parë ata për 34 vite. Nuk kemi asnjë interes të bëhemi "kingmaker". Nuk jemi patericë e askujt. Ky nuk është synimi ynë. Nuk kemi hyrë në politikë për t’u pasuruar. Kemi hyrë sepse duam t’i japim Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar. Sepse jemi të bindur se për 34 vite Shqipëria ka pasur qeveri që i kanë penguar shqiptarët”, u shpreh ai.

Shehaj tha se mbështetja për “Mundësinë” është në rritje dhe kjo tashmë po reflektohet në të gjitha matjet publike.

“Kemi arsye të jemi optimistë, falë mbështetjes që është në rritje. Ne e kuptuam shumë më herët sesa të tjerët, dhe sot kjo mbështetje po del hapur në të gjitha matjet që bëhen. Por duhet të jemi të vetëdijshëm se jemi vetëm në fillim. Ndërkohë që të tjerët po shohin çfarë po ndodh, janë habitur dhe po përpiqen të na ndalojnë. Ne duhet të qëndrojmë të palëkundur dhe të mos dorëzohemi. Po e shihni përditë: pseudo-analistët kanë kaluar nga kritikat te sharjet.

Na thonë: “Po të ishit bashkë, do ishte më mirë.” Por le të flasim me fakte: bashkë ata nuk kanë bërë më shumë kundër Edi Ramës sesa unë vetë. Ai është kryeministri më i korruptuar që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ne jemi këtu për ta zëvendësuar me një kryeministër të pakorruptuar”, tha Shehaj.

Kreu i “Mundësisë” deklaroi me bindje se asnjë votë e partisë së tij nuk do të preket, dhe kjo do të garantohet nga më shumë se 1000 vëzhgues që do të jenë në çdo qendër votimi.

“Kemi 1000 vëzhgues në gjithë Shqipërinë që do kujdesen që votat për partinë “Mundësia” të mos preken nga askush. Po i organizojmë në çdo qendër numërimi. Çdo votë do filmohet dhe numërohet. Do ketë dy kontrolle, në vend dhe në distancë. Vota për “Mundësinë” nuk shkon dëm. Është vota më e vlefshme që është hedhur që prej vitit 1991”, mbylli fjalën e tij Shehaj.

Nëse partitë e reja do marrin një mandat, e para që do ta fitojë do jetë “Mundësia”. Për herë të parë në Parlament do hyjë një parti e pakapur, që do bëjë një opozitë siç nuk është bërë kurrë në këto 34 vite.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI