Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ditën e sotme nga ku raportohet se një turist ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij rreth 53-vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, çifti i turistëve ishin akomoduar në një hotel. Gjithashtu bëhet me dije se vrasja ka ndodhur në 'Gjuhadol' në afërsi të Pedonales. Momentalisht raportohet se forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.