Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Delegacioni i BE hedh poshtë akuzat për ndërhyrje në raportin e OSBE

Lapsi.al 2 May 2025
Delegacioni i BE hedh poshtë akuzat për ndërhyrje në

Pas aludimeve të publikuara në disa media shqiptare, ku pretendohej se ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë kishte ndërhyrë në raportin paraprak të OSBE-ODIHR për të hequr emra personash të përfshirë në krime zgjedhore, përfshirë figura të botës së krimit dhe zyrtarë të policisë, Silvio Gonzato zhvilloi një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.

Pas takimit, ambasadori Gonzato reagoi publikisht duke i mohuar kategorikisht akuzat dhe duke nënvizuar se BE-ja nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë ndërhyrje në procesin zgjedhor.

“Bashkimi Europian as nuk ndërhyn dhe as nuk manipilon. Lajmi se ne kemi ndërhyrë në raportin e ODIHR është plotësisht i pavërtetë. ODIHR është një organizatë e pavarur dhe vepron në mënyrë të pavarur; ne nuk mund të ndërhyjmë në raportet e tyre. Ne besojmë tek ODIHR, i cili është përgjegjës për monitorimin e procesit,” deklaroi Gonzato.

Ai theksoi se këto zgjedhje janë me rëndësi të veçantë, pasi janë të parat pas hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. “Kemi besim te ODIHR dhe ka një mision të rëndësishëm këtu,” shtoi ai.

Gonzato theksoi se roli i BE-së është të ndihmojë Shqipërinë në procesin e integrimit, duke sqaruar se “ne jemi këtu për të ndihmuar Shqipërinë, jo për të manipuluar asgjë.”

“BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë, jo për të ndërhyrë në procese. Nuk jemi këtu për të manipuluar asgjë,” deklaroi Gonzato.

Ambasadori vuri në dukje se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është në thelb të negociatave me Bashkimin Europian.

“Lufta kundër krimit të organizuar është pjesë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian dhe ne vlerësojmë punën e SPAK,” deklaroi Gonzato.

Nga ana tjetër, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi konfirmoi se takimi ishte informues dhe kishte të bënte me përgatitjet për zgjedhjet. “Shkëmbyem mendime për përgatitjet. Jemi në proces të vazhdueshëm të mbështetjes nga delegacioni i BE-së për procesin e zgjedhjeve,” tha Celibashi.

Të këshilluara

DW: Pse po dështon Kuvendi i Kosovës

Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e saj. Shkak janë mospajtimet mes partive politike më të mëdh...

22:40

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI