Flash

Këlliçi: Berisha nuk është në garë për t’u bërë kryeministër, por...

Lapsi.al 24 April 2025
Këlliçi: Berisha nuk është në garë për

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës Belind Këlliçi thotë se opozita nuk ka synim të këtyre zgjedhjeve të bëjë Sali Berishën kryeministër. Gjatë një debati në emisionin “Opinion” ai tha se Berisha nuk ka hyrë në këtë garë për ambicie apo karrierë personale, por për të larguar modelin qeverisës të Ramës.

“Berisha nuk është në garë..., e po ta them dhe unë, nuk jemi në garë që të bëhet Berisha kryeministër. Ka kryer Berisha “legacy” të vet, President, kryeministër, kryetar opozite, gjithçka… Nuk jemi në garë më 11 Maj që të bëhet Berisha kryeministër.

E vendosin vetë demokratët, e ka thënë Berisha. Berisha ka një mision dhe rrethanat historike, rrethanat politike, e detyroi Berishen të rikthehej, të merrte të bashkonte PD, për të larguar këtë model qeverisje.

Berisha nuk është këtu për karrierë personale, nuk është këtu për ego, nuk është këtu për ambicie. Të gjitha gjërat në historinë e këtij vendi, Berisha i ka bërë" - tha Këlliçi. I pyetur nëse ky ishte një qëndrim personal ai tha se po fliste si drejtues politik i PD për qarkun e Tiranës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI