Flash

Rama flet me siguri nga Elbasani: 71 mandate i kemi të garantuara

Lapsi.al 24 April 2025
Rama flet me siguri nga Elbasani: 71 mandate i kemi të garantuara

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se në zgjidhjet e 11 majit, populli socialist i ka garantuar PS-së 71 mandate, por ata synojnë më shumë.

"Sot BE, është gati për ne. Duhet të bëjmë negociatat, nuk duhet të ndalojmë një ditë, o të ndalojmë me muaj të tërë, duhet të vazhdojmë punën me negociatat dhe për këtë na duhet fuqia që populli shqiptarët do na e jap më 11 maj.

Jo aritmetika, jo 71 mandate, se 71 mandate as nuk diskutohet që në të gjitha rastet populli socialist i ka garantuar për ne, por na duhet një fuqi më e madhe. Sepse negociata zhvillohen ne Bruksel, vendimet merren ne Tiranë.

Në Bruksel bien dakort që do bëjmë këto norma, do kalojmë këto masa, do marrim këto ligje, këdo vendime. Duhet të vijmë në Tiranë dhe ti bëjmë pa humbur kohë, pa mbetur në dorën e askujt, por duke pasur fuqinë që t’i bëjmë." - u shpreh Rama në Elbasan.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI