Flash

Arlind Qori fushatë mes pluhurit/ Denoncimi për ndotjen në Tiranë (VIDEO)

Lapsi.al 24 April 2025
Arlind Qori fushatë mes pluhurit/ Denoncimi për ndotjen në

Arlind Qori, kandidati i Lëvizjes BASHKË për Bashkinë e Tiranës, ka publikuar një video-mesazh nga fushata, ku shfaqet duke ecur në rrugët e kryeqytetit dhe duke denoncuar gjendjen e rëndë të ndotjes dhe kaosit urban. Në klipin e shpërndarë në rrjetet sociale, Qori thekson se zhvillon fushatën në këmbë, për të qenë pranë qytetarëve dhe për të ndarë me ta të njëjtat vështirësi të përditshme.

“Pluhuri! Të mbyt pluhuri! Ha pluhur e thith pluhur, ku di un, si në asnjë vend të Europës jo e jo, por kam përshtypjen edhe nëpër botë. Mirëpo prap se prap, është mënyra më e mirë për të bërë fushatë, për të qenë pranë qytetarëve, për të vuajtur njësoj si ata. Sepse vetëm kush e pëson si gjithë të tjerët, mund të mendojë seriozisht për mënyrat se si do të zgjidhen këto probleme,” shprehet Qori në videomesazhin e tij.

Ai nënvizon se ndotja, trafiku dhe mungesa e hapësirave publike janë pasoja të një modeli qeverisës që, sipas tij, favorizon oligarkët dhe të pasurit, ndërsa qytetarët e zakonshëm përballen me vështirësi të përditshme, që shpeshherë rrezikojnë edhe shëndetin e tyre. “Politikanët tanë të pasur, oligarkët që kanë pushtetin ekonomik, jetojnë në ato kodrat e pyjet, në ajër të pastër dhe me të gjitha salltanetet, ndërkohë që qytetari i thjeshtë sëmuret, vuan dhe herë pas here edhe vdes,” deklaron Qori.

Në të njëjtin klip, gjatë një bisede me një aktiviste të Lëvizjes BASHKË, kandidati ndalet edhe te mungesa e trotuareve në kryeqytet, duke e cilësuar këtë si një tjetër simbol të përçmimit të pushtetit ndaj qytetarëve.

“Është tmerr i përditshëm. Unë e vuaj me fëmijët e mi këtë gjë. Tirana është i vetmi kryeqytet ku trotuaret janë bërë për zhapikë dhe minj. Aq ngushtë janë sa njeriu nuk kalon dot, lëre më prindi me fëmijë me karrocë. Është një qytet i ndërtuar e i konceptuar nga njerëz që kanë menduar orë e çast vetëm si të vjedhin dhe si ta përdorin hapësirën urbane për përfitime,” u shpreh Qori.

Duke prezantuar vizionin e Lëvizjes BASHKË, ai premton një model të ri politik dhe urban, ku prioritet do të jenë mjedisi, shëndeti dhe të drejtat e qytetarëve për një hapësirë publike më miqësore dhe më të shëndetshme për të gjithë.

Ajri që thithim në Tiranë është minimumi 7 herë dhe maksimumi 18 herë më i ndotur se një mesatare, që merret si njësi matëse nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky përfundim ka dalë nga një matje e thjeshtë, që ka kryer pak kohë më parë anëtari i Akademisë së Shkencave, Besnik Bare, ish-kryetar i PS në Tiranë dhe ish-deputet. Më i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve konsiderohet përqëndrimi i dy përbërësve kimikë, dioksidit të azotit dhe benzenit.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI