Flash

Osmani në mediat turke: Serbia është burimi i vetëm destabilitetit në Ballkan

Lapsi.al 18 April 2025
Osmani në mediat turke: Serbia është burimi i vetëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia është burimi i vetëm i destabilitetit në rajon, duke e akuzuar për veprime agresive, akte terroriste dhe përpjekje për destabilizimin e shteteve fqinje. Sipas saj, qëllimi i udhëheqjes serbe është rikthimi i Ballkanit në të kaluarën, ndërsa ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të mbrojë veten dhe të kundërshtojë çdo tendencë hegjemoniste që vjen nga Beogradi.

Në një intervistë për TRT Balkan, Osmani, ka folur hapur për Deklaratën për bashkëpunim ushtarak që Kosova ka nënshkruar me Shqipërinë dhe Kroacinë, duke theksuar se ky është një hap i natyrshëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës. Ajo theksoi se ky bashkëpunim, që ka ekzistuar prej kohësh, tani është formalizuar në një marrëveshje trepalëshe dhe është në përputhje me standardet e NATO-s.

Presidentja Osmani ka përmendur gjithashtu se Kosova po bisedon me disa shtete të tjera për të zgjeruar këtë bashkëpunim, por nuk ka dhënë detaje për emrat e mundshëm. Për sa i përket reagimit të Serbisë ndaj kësaj marrëveshjeje, Osmani e ka quajtur atë tipik dhe ka theksuar se Serbia vazhdon të mbetet burimi i destabilitetit në rajon.

Ajo ka shtuar se Kosova do të mbrojë interesat e saj dhe do të vazhdojë të punojë me partnerët e NATO-s për të siguruar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global. Presidentja e Kosovës ka thënë gjithashtu se Kosova dhe vendet e tjera të rajonit janë të harmonizuara me politikat e jashtme të Bashkimit Evropian dhe po punojnë ngushtë me partnerët e NATO-s për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global.

“Serbia ka vepruar me akte agresioni dhe akte terrorizmi. Serbia ka tentuar ta shkatërrojë Bosnje e Hercegovinën nga brenda duke e destabilizuar. Serbia shkakton probleme ndaj Kroacisë dhe vendeve të tjera në rajon. Pra, është shumë e qartë për të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor se kush është burimi i vetëm i destabilitetit dhe ajo është Serbia. Ne padyshim që do ta mbrojmë vetveten nga këto ide hegjemoniste dhe imperialiste që ka udhëheqja e Serbisë, e cila synon të na kthejë në vitet ’90, të na kthejë në të kaluarën.

Ne duhet të shikojmë drejt së ardhmes. Dhe e ardhmja mund të jetë e qetë dhe e qëndrueshme vetëm nëse mund të mbrohemi nga agresorë si Serbia, e cila gjithashtu sjell ndikime të dëmshme në rajon nga Rusia, Kina dhe Irani. Forcat e Sigurisë së Kosovës tashmë janë duke shërbyer krah për krah me forcat e SHBA-së, Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në misione paqeruajtëse në mbarë botën”, ka thënë mes tjerash Osmani. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI