Flash

Thaçi dy ditë në Kosovë: Në zyrat e EULEX-it do të takojë familjarët

Lapsi.al 21 March 2025
Thaçi dy ditë në Kosovë: Në zyrat e EULEX-it do

Pesë ditë pasi babai i tij u nda nga jeta, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me leje të posaçme nga Gjykata Speciale, u kthye në Kosovë.

Thaçi rreth orës 11:00 mbërriti në vendlindjen e tij, në Burojë të Skënderajt, ku për pak minuta qëndroi pranë varrit të të atit, duke kryer homazhe, e po ashtu vendosi një kurorë me lule.

"Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë me dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ishin fjalët e Thaçit, shkruar në kurorë si dedikim për babanë.

Më pas, nën masa të rrepta sigurie, Thaçi iu drejtua banesës së tij në Burojë, ku sipas informacioneve është takuar me familjarë të afërt. Gjykata Speciale ka dhënë leje dy ditore për ish-Presidentin e Kosovës dhe ai do të qëndrojë sot në zyrat e EULEX-it në Prishtinë.

Thaçi pas vizitës që i bëri varrit të babait të tij, Haxhi Thaçi dhe ndalesës disa orëshe në shtëpi, ku është takuar me nënën dhe bashkëshorten, është dërguar pikërisht në këto zyra.

Tek hyrja e godinës së EULEX-it, ashtu siç edhe ndodhi në Burojë, autokolona që e transportonte Thaçin u prit nga dhjetëra qytetarë e mbështetës të tij me brohoritje.

Hashim Thaçi në zyrat e EULEX-it do të ketë mundësi për të takuar edhe anëtarë të tjerë nga familja.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI