Flash

Shkarkimi i çiftit të besuar të Veliajt, njeriu i Ramës nuk jep asnjë shpjegim

Lapsi.al 21 March 2025
Shkarkimi i çiftit të besuar të Veliajt, njeriu i Ramës

Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, nuk ka dashur të japë përgjigje ndaj gazetarëve, për vendimin e shkarkimit të Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi. Ajo doli në deklaratë për media ku bëri një sqarim rreth situatës

Sipas Ristanit, vendimet e fundit janë marrë në kushte të informacionit të cunguar dhe në një situatë izolimi të kryetarit Eion Veliaj, duke krijuar keqkuptime dhe shqetësime të panevojshme.

Ristani ka theksuar se, përkundër këtyre përpjekjeve për të siguruar vijimësinë e punëve, nuk ka asnjë krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës.

Deklaratë Anuela Ristani:

Kryetari i zgjedhur i Tiranës, Erion Veliaj, në përpjekje për të siguruar vijimësinë e punëve, siç sqaroi edhe vetë dje nëpërmjet statusit të tij në rrjetet sociale, ka marrë disa vendime në kushte të informacionit të cunguar dhe në kushtet të izolimit ku ai ndodhet.

Këto vendime kanë krijuar një keqkuptim dhe kanë sjellë konfuzion dhe shqetësim të panevojshëm që vetë ai e sqaroi dje.

Nuk ka asnjë krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Puna vazhdon me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën energji dhe me të njëjtën vizion që ka udhëhequr punën në gjithë këto vite nën drejtimin e kryetarit Erion Veliaj.

Ne nuk do të ndalojmë së punuari për qytetin e së ardhmes, për fëmijët tanë, për një Tiranë që nesër do na bëjë të gjithëve krenarë. Këtë e kemi për detyrë ndaj qytetit, dhe ndaj çdo qytetari.

Më lejoni të ndaj me ju një mesazh timin personal: Kam qenë pjesë e bashkisë së Tiranës dhe ekipit të Erion Veliaj për më shumë se 10 vite. Kam punuar përkrah tij çdo ditë, duke sakrifikuar kohë, familjen, fëmijët, për t’i shërbyer qytetit. Për ne të gjithë, Bashkia e Tiranës ka qenë shumë më shumë sesa thjesht një punë. Ka qenë një mision i përbashkët.

Të këshilluara

Ajola Xoxa në SPAK

Gruaja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe ...

11:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI