Flash

Shkarkohet i besuari i Erjon Veliajt në Bashkinë e Tiranës

Lapsi.al 21 March 2025
Shkarkohet i besuari i Erjon Veliajt në Bashkinë e Tiranës

Bashkia e Tiranës po nënshtrohet një pastrimi rrënjësor nga njerëzt e besuar të Erjon Veliajt. Pas zbythjes që shfaqi kryetari në detyrë, i izoluar në qelinë e Durrësit, tashmë Anuela Ristani, nënkryetarja e besuar e Edi Ramës ka firmosur shkarkimin e Alban Dokushit, sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës.

Dokushi është zëvëndësuar nga Jonida Halili që ka marrë postin e sekretares së përgjithshme të Bashkisë së Tiranës.

Alban Dokushi është një mik i afërt i Veliajt, madje bashkëjetuesja e tij Sara Goxhaj u përzgjodh nga Veliaj për t'iu kundërvënë Ramës nëpërmjet një tentative që u interpretua si rebelim kundër kryeministrit, por që zgjati vetëm 24 orë.

Veliaj bëri një përpjekje për t’i vinte një kufi Edi Ramës që tashmë ka marrë nën kontroll institucionin, por përpjekja nuk i zgjati shumë. Ai u dorëzua pa kushte dhe me një mesazh në Facebook deklaroi publikisht se i kishte ardhur në mendje një “ide e gabuar”.

“Kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm”  u shpreh Veliaj në një status në Facebook, ku shpalli kapitullimin me një gjuhë të përulur për shefin e tij.

Veliaj u arrestua në datën 10 shkurt dhe përballet me tre akuza, për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave.

Të këshilluara

Ajola Xoxa në SPAK

Gruaja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe ...

11:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI