Një zjarr ka shpërthyer ditën e sotme pranë fabrikës së këpucëve në fshatin Babic, në Vlorë.
Sipas informacioneve, mbeturinat e fabrikës janë djegur, por situata është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve të zjarrfikëses së Vlorës.
Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.