Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Çfarë bën Eva Carneiro: Jeta e re e ish-mjekes së Chelsea, që u largua nga Mourinho

Lapsi.al 27 February 2025
Çfarë bën Eva Carneiro: Jeta e re e ish-mjekes së Chelsea,
Gjykata, akuza, vendime dhe dëmshpërblime. Përplasja mes doktoreshës Eva Carneiro dhe ish-trajnerit të Chelsea, José Mourinho, bëri xhiron e botës. Mjekja e ekipit të Blues nga viti 2011 deri në 2015 përfundoi aventurën e saj në Londër në verën e 2015-ës, në gusht, kur shpërtheu konflikti me “Special One”. Gjithçka ndodhi gjatë ndeshjes së parë të sezonit në Premier League mes Chelsea dhe Swansea, që përfundoi 2-2. Arsyeja e përplasjes? Ndërhyrja e Carneiro në fushë erdhi pasi pa Eden Hazard të shtrihej në tokë.

Momenti që shkaktoi përplasjen me Jose Mourinho

Eva Carneiro dhe Jon Fearn, fizioterapisti i Chelsea, hynë në fushë për të ndihmuar belgun, duke shkaktuar zemërimin e Mourinho: “Nëse futesh në fushë për të ndihmuar një lojtar, duhet të jesh i sigurt që ka një problem serioz. Ishte e qartë që Eden nuk kishte asgjë të rëndë. Kishte marrë një goditje dhe ishte shumë, shumë i lodhur". Këto ishin fjalët e trajnerit portugez, të cilat nxorën jashtë loje mjeken Carneiro. Pas këtij episodi, ajo u largua nga klubi gjashtë javë më vonë dhe nisi një proces gjyqësor kundër Chelsea, i cili përfundoi një vit më vonë me një dëmshpërblim prej 6 milionë eurosh.

Mourinho u akuzua për fyerje ndaj Eva Carneiro

Mourinho u akuzua se e kishte quajtur Carneiron “bijë k…”. Ai u përpoq të justifikohej duke thënë: ”‘Filho da p…’ është një shprehje që e përdor shpesh”. Por ishte tepër vonë. Portugezi e akuzoi doktoreshën se nuk kuptonte dinamikat e lojës dhe se e kishte dëmtuar skuadrën në atë moment duke e lënë me një lojtar më pak.

Jeta e re e Carneiro: Nga mjekësia sportive te drejtimi i një klubi

Pas gjithë këtij kaosi dhe pas dëmshpërblimit të marrë, Carneiro nisi një jetë të re, por sërish të lidhur me futbollin. Ajo është sot drejtuese e “The Sports Medical Group”, një kompani që ofron trajtime të plota për të gjitha llojet e dëmtimeve sportive. Por nuk mbaron këtu. Ish-mjekja e Chelsea ka bashkëpunuar gjithashtu me Aspetar, spitalin pionier të mjekësisë sportive në Katar, në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës 2022. Përveç kësaj, ajo nuk i është larguar futbollit, madje është bërë edhe bashkëpronare e klubit Lewes FC, një ekip amator, si për meshkuj ashtu edhe për femra, i cili synon të bëhet “klubi i parë në botë me barazi gjinore”. Pra, një jetë e re për Carneiron, por futbolli vazhdon të mbetet prioriteti i saj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI