Flash

Guardiola e Cristina u divorcuan për shkak të City: familja u befasua nga vendimi

Lapsi.al 26 February 2025
Guardiola e Cristina u divorcuan për shkak të City: familja u befasua

Pas më shumë se 30 vitesh së bashku dhe 10 vitesh martesë, Pep Guardiola dhe bashkëshortja e tij, Cristina Serra, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, duke njoftuar ndarjen në janar të këtij viti. Një vendim që i befasoi të gjithë dhe që, sipas gazetës El Periódico, ka arsye shumë më të thella. Nuk bëhet fjalë për probleme në marrëdhënien mes tyre, pasi të dy po ndjekin procedurat e divorcit me të njëjtin avokat, në përpjekje për ta përmbyllur situatën në mënyrë sa më paqësore. Shkaku i vërtetë i ndarjes, sipas raportimeve, lidhet me Manchester Cityn. Klubi ndodhet në mes të një procesi gjyqësor që mund t’i kushtojë edhe rënien në Championship, por pavarësisht kësaj, Guardiola ka vendosur të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2027.

Vendimi i papritur që tronditi familjen

Rinovimi i trajnerit katalanas i befasoi jo vetëm bashkëshorten e tij, por edhe të gjithë familjen. Sipas burimeve të El Periódico, të afërmit e teknikut Guardiola e kishin marrë të mirëqenë idenë se ai do të largohej nga Mançesteri, i bindur nga dëshira e tij për ta mbyllur atë eksperiencë në Angli. Por, për Cristina Serra, ky vendim erdhi krejtësisht i papritur. Edhe pjesa tjetër e familjes, e cila mendonte se një transferim i teknikut ishte i pashmangshëm, mbeti e shokuar nga zgjedhja e spanjollit për të qëndruar.

Cristina u kthye në Barcelonë, ndërsa Guardiola në vështirësi

Cristina Serra u kthye në Barcelonë që në vitin 2019, së bashku me djalin më të vogël të çiftit, për t’u fokusuar te projektet e saj profesionale. Thuhet se ajo vendosi t’i japë fund martesës pasi mësoi se Guardiola kishte zgjedhur të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2027. Një vendim që, për momentin, duket se nuk po i jep frytet e dëshiruara për trajnerin spanjoll, i cili po përjeton një sezon të vështirë: City u eliminua nga Liga e Kampionëve pa arritur as në fazën e 1/8-ave dhe ndodhet në vendin e pestë në kampionat, plot 20 pikë pas Liverpool kryesues.

Lexo më tej: Pas 30 vjetësh e 3 fëmijëve, Pep Guardiola e gruaja e tij Cristina Serra janë ndarë

Një hap drejt pajtimit? Guardiola ende mban unazën e martesës

Manchester City është ende në garë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por ekipi duket se ka humbur shkëlqimin dhe as ky objektiv nuk është i sigurt. Ndërkohë, Guardiola po shikon përpara, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal. Pavarësisht ndarjes, trajneri 53-vjeçar vazhdon të mbajë ende unazën e martesës. Sipas El Periódico, ky gjest mund të jetë një shenjë që ai është i hapur ndaj një pajtimi me Cristina Serra, edhe pse ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI