Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Bellingham del hapur me Ashlyn Castro: kush është partnerja 6 vjet më e madhe e tij

Lapsi.al 25 February 2025
Bellingham del hapur me Ashlyn Castro: kush është partnerja 6 vjet
Jude Bellingham po përjeton sezonin e tij të dytë me fanellën e Real Madrid, me të cilin tashmë ka fituar çdo trofe të mundshëm. Suksesi i tij vazhdon edhe jashtë fushës, me Ashlyn Castro. Kampion brenda dhe jashtë fushës, Jude Bellingham i magjeps të gjithë. Futbollisti i Real Madridit është fotografuar me një të dashur të re në krah. Bëhet fjalë për Ashlyn Castro, një influencuese me më shumë se 200 mijë ndjekës në Instagram. Vajza është e njohur në rrethet VIP, pasi ka pasur një të kaluar si modele, por sidomos për lidhjet e saj me personazhe të famshëm. Ish-partneri i saj më i njohur ka qenë aktori Michael B. Jordan, i cili ka luajtur rolin e djalit të Apollo Creed në sagën e filmit “Rocky”.

Ja kush është Ashlyn Castro

Çifti i ri doli hapur gjatë ndeshjes mes Real Madrid dhe Girona, e vlefshme për La Liga, në të cilën mesfushori nuk ishte i disponueshëm. Bellingham e ndoqi sfidën nga tribuna dhe në krah të tij ndodhej pikërisht Ashlyn Castro. 27-vjeçarja është e njohur në rrjetet sociale për mënyrën e saj të jetesës luksoze dhe për faktin që është shpesh imazh i markave të njohura të modës. Tashmë, lidhja e saj me lojtarin e talentuar të Real Madrid e ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Për ata që nuk e njohin, më poshtë mund të shihni disa foto të bukuroshes që ka rrëmbyer zemrën e Bellingham.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Ashlyn Castro (@ashlyncastro)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI