Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Bylis barazon me 10 lojtarë, por nuk mjafton: Egnatia arrin në gjysmëfinale të Kupës

Lapsi.al 26 February 2025
Bylis barazon me 10 lojtarë, por nuk mjafton: Egnatia arrin në

Egnatia dhe Bylis u ndanë në një barazim spektakolar 2-2 në sfidën e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, një takim i luftuar deri në minutën e fundit. Megjithatë, falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë në Ballsh, ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova kalon në gjysmëfinale, duke iu bashkuar Partizanit dhe Vllaznisë në fazën tjetër të turneut.

[video width="682" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67bf0f698b733.mp4"][/video]

Përballje e fortë dhe emocione deri në fund

Takimi në Rrogozhinë nisi me një ritëm të lartë, ku të dyja skuadrat kërkonin avantazhin. Ishin miqtë nga Ballshi ata që kaluan të parët në epërsi në minutën e 24', kur Gjata realizoi saktësisht një penallti të akorduar pas rishikimit në VAR. Egnatia reagoi dhe arriti të barazonte rezultatin para fundit të pjesës së parë, me një gol të Xhemajlit në minutën e 41', por asgjë nuk kishte përfunduar.

[video width="682" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67bf13748963a.mp4"][/video]

Kartoni i kuq dhe reagimi i Bylis

Në fraksionin e dytë, situata u ndërlikua për skuadrën e trajnerit Gentian Mezani. Në minutën e 69', Përndreca u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Bylis me dhjetë lojtarë për pjesën e mbetur të lojës. Kjo situatë u shfrytëzua nga vendasit, të cilët kaluan në avantazh me Bakayoko në minutën e 72'.

[video width="682" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67bf1fe94abf6.mp4"][/video]

Megjithatë, pavarësisht inferioritetit numerik, Bylis nuk u dorëzua dhe gjeti forcën për të reaguar. Vetëm gjashtë minuta më vonë, në të 78', Marouf realizoi golin e barazimit, duke e çuar ndeshjen në 2-2 dhe duke shtuar emocionet në minutat e fundit.

Lexo më tej: Video/ Partizani eliminon me 10 lojtarë Laçin: Keko i jep debutimin fitues Abilaliajt

[video width="682" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67bf1efaee806.mp4"][/video]

Egnatia mes 4 më të mirëve në Kupë

Pavarësisht përpjekjeve të Bylis për një përmbysje të mundshme, Egnatia menaxhoi rezultatin deri në fishkëllimën e fundit dhe siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale, falë avantazhit të krijuar në ndeshjen e parë (3-1). Me këtë sukses, trofembajtësit e Kupës konfirmojnë formën e mirë dhe mbeten një nga pretendentet kryesore për trofeun e Kupës së Shqipërisë.

[video width="682" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67bf21015ec15.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI