Flash

"Ishim komod, por s'ka falje te loja":Tetova nervoz pas takimit, Mezani nuk bën drama

Lapsi.al 26 February 2025
"Ishim komod, por s'ka falje te loja":Tetova nervoz pas takimit,

“Komod ishim, vinim nga një fitore 1-3 në Ballsh. Sigurisht që rezultati ta jep këtë komoditet, por nuk ka falje tek pjesa e lojës, nga mënyra si interpretuam sidomos në pjesën e dytë. Bylis na vendosi në vështirësi në pjesën e parë. Por ne sot bëmë shumë gabime në pasime". Edlir Tetova është pjesërisht i kënaqur pas kualifikimit në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, me barazimin 2-2 me Bylis. Tekniku i rrogozhinasve mbi të gjitha rrezikon të ketë humbur edhe Ndrecën të dëmtuar: "Në momentin e ndërhyrjes së kundërshtarit është bllokuar këmba mbrapa. Të shohim nesër ekzaminimet, por përderisa la lojën mund të jetë diçka serioze".

Falë 3-1 në ndeshjen e parë Egnatia shkon në katër më të mirat, pavarësisht 2-2 në kthim, por Tetova nuk e fsheh zhgënjimin për mënyrën si interpretoi ndeshjen skuadra e tij: "Nuk jam i mërzitur, jemi ekip që duhet të mbrojmë trofeun. Nuk më vjen mirë për qasjen e disa lojtarëve në pjesën e dytë, nuk tolerohet. Jemi ekipi i vetëm në Superligë që mund të bëjmë rotacion, gjithësecili ka minuta. Aleksi do mungojë 1 muaj për një operacion”, është shprehur Edlir Tetova.

MEZANI: "SINJALET I MORA"

“Ishte e vështirë sigurisht. Luanin përballë një Egnatia që ka kualitet. Kemi punuar shumë nga ana psikologjike në skuadër dhe kishte disa lojtarë që nuk kishin dhënë maksimumin. Sinjalin që mora ishte se kushdo që të luajë do të japë maksimumin". Gentian Mezani natyrisht ka objektiv mbijetesën përpara se të shtyhej me gjithçka mundej në Kupë, për më tepër që 3-1 i ndeshjes së parë e kishte kompromentuar çështjen. E në këtë pikë, tekniku ka kërkuar tjetër gjë nga Bylis: "Mora sinjale pozitive nga shumë lojtarë që më japin shpresën se në sfidat në vazhdim do të kemi më shumë forca për të shkuar drejt objektivit që kemi".

Lexo më tej: Bylis barazon me 10 lojtarë, por nuk mjafton: Egnatia arrin në gjysmëfinale të Kupës

Sidoqoftë, Mezani nuk është munduar të gjejë justifikime, pavarësisht se të tijtë vinin nga fitorja në transfertë me Partizanin: "Pas ndeshjes me Partizanin, ekipi kishte shpenzuar shumë energji dhe patën probleme. Na u deshtën ditë për të rikuperuar disa. Disa futbollistë kanë luajtur me probleme dhe pavarësisht kësaj pash se çfarë mund të bëjmë. Gjatë një ndeshje unë mund t’i njoh më mirë lojtarët se sa në stërvitje".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI