Flash

Sherr gjatë një ndeshje në Spanjë: lojtarët kapin me grushta e shqelma trajnerin

Lapsi.al 26 February 2025
Sherr gjatë një ndeshje në Spanjë: lojtarët kapin me
Një ndeshje futbolli në Spanjë u shndërrua papritur në një përplasje të dhunshme gjatë një sfide të kampionatit të Federatës së Malagës, një ligë rajonale ku përballeshin skuadrat Miraflores City dhe Banús Fútbol. Në një video që u bë menjëherë virale, shfaqet momenti kur lojtarët në fushë, por edhe drejtuesit dhe trajnerët, humbasin kontrollin duke nisur një përleshje masive, ku askush nuk kursehet. Nga tribuna dëgjohen thirrjet: “Po telefonojmë policinë, po vjen.” Megjithatë, asgjë nuk mundi ta ndalonte shpërthimin e dhunës, me disa protagonistë që e çuan situatën në ekstrem. Përleshja duket se nisi mes pankinave pas ndëshkimit me karton të kuq të një lojtari nga secila skuadër. Arbitri vendosi të ndërpriste ndeshjen në minutën e 82-të, me rezultatin e përkohshëm 1-3. Ngjarja është nën hetim nga policia, ndërsa Federata e Malagës po shqyrton pamjet filmike për të marrë masat disiplinore të parashikuara në rregullore dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Trajneri u sulmua në fushë, policia arreston një nga agresorët

Të paktën një nga personat e përfshirë në përleshje është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për sulm ndaj trajnerit të skuadrës kundërshtare. Në pamjet filmike shihet trajneri në mesfushë, duke u sulmuar nga të paktën dy persona që e godasin me grushte dhe shqelma të dhunshme. Ai u mbrojt vetëm falë ndërhyrjes së disa lojtarëve të tij, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur më të keqen. Për trajnerin u desh ndërhyrja e stafit mjekësor të ndeshjes për t’i dhënë ndihmën e parë. Aktualisht, incidenti është nën hetim dhe Federata e Malagës ka në dispozicion videot për të marrë masat përkatëse disiplinore.

Një episod i ngjashëm edhe në janar në Spanjë

Pamjet e dhunës në fushën e futbollit shkaktuan indinjatë të madhe në rrjetet sociale, sidomos për shkak të një episodi të ngjashëm që ndodhi në janar. Atëherë, në një ndeshje futbolli në Malaga pati një përplasje mes prindërve të fëmijëve që po luanin një ndeshje në Fuengirola. Agjentët e Policisë edhe në atë rast ndërhynë mes sherrit pa bërë arrestime, por vetëm për të ndarë palët. Kështu, një tjetër episod i dhunës në botën e sportit, më saktësisht në futboll, që fatkeqësisht tregon akoma sot imazhe të këtij lloji.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI